TIRANE - Një zyrtar 36 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është deportuar nga Greqia pasi ishte i dënuar me 3 vite burg për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
 
Sipas policisë, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u deportua nga shteti grek Hydajet Gjonpapaj banues në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, pasi gjatë rregjistrimit në sistem rezultoi i shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe".
 
Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën". Tashmë 36 vjeçari i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, ku pritet të vuajë dënimin për veprën penale të kryer.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)