Depresion pas pushimeve? Ndiqni këto hapa që rikthimi në punë të jetë më i lehtë

Depresion pas pushimeve? Ndiqni këto hapa që rikthimi në punë të jetë më i lehtë

Foto ilustruse

Pas pushimeve të verës, kthimi në shtëpi mund të jetë vërtet i vështirë. Ka shumë njerëz që përjetojnë depresion pas udhëtimeve të verës. Sot, data shënon 25 gusht dhe shumica prej jush me siguri i kanë mbyllur pushimet e kësaj vere. Nëse për ju kthimi në punë dhe në rutinën e përditshme është paksa i vështirë, po ju tregojmë disa hapa se si ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë:

Dilni me miqtë

Miqtë janë zgjidhja në çdo situatë. Sa herë ndiheni të mërzitur, por edhe në rastin kur ktheheni nga pushimet, miqtë janë personat e duhur që duhet të telefononi. Mos qëndroni në shtëpi, por dilni sa më shumë me miqtë, derisa humori juaj të stabilizohet.

Kujdesuni për veten

Zakonisht, njerëzit me pushime qëndrojnë të lirë nga “pispillosja” e tepërt: pra, janë më natyralë, vishen me thjeshtë dhe vajzat preferojnë të qëndrojnë pa grim. Mirëpo, kur të ktheheni në jetën e përditshme duhet të filloni sërish të kujdeseni për pamjen tuaj.

Mos u ktheni direkt në punë

Shumica e njerëzve, menjëherë pas pushimeve kthehen në punë. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të pushoni qoftë edhe 2 ditë në shtëpi, pas kthimit nga udhëtimi. Këto dy ditë do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se pushimet kanë mbaruar dhe duhet t’i riktheheni jetës së përditshme.

Planifikoni pushimet e radhës

Nëse ka diçka që na bën të ndihemi mirë është: planifikimi i pushimeve të radhës. Sapo të ktheheni nga pushimet, mendoni se cilin vend do të vizitoni më pas. Kjo gjë do t’ju gëzojë dhe t’ju motivojë që të riktheheni në punë më me vullnet./Class

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit