Deputet në vend të Prengës
Gjoni: Mandati me votat e LSI

Deputet në vend të Prengës<br />Gjoni: Mandati me votat e LSI
Deputeti më i ri i parlamentit, i cili do të betohet të enjten, Petrit Gjoni, nuk mendon se po përfiton nga votat e PS-së me marrjen e mandatit të Armando Prengës në qarkun e Lezhës.

Në një intervistë për Shqiptarja.com pak pasi KQZ i dha atij mandatin e humbur nga PS, Gjoni thotë se votat ishin të LSI-së dhe se Kodi Zgjedhor i përllogarit ato në mënyrë jo të drejtë.

Dhe pse do të jetë në parlament për shumë pak kohë, gati dy muaj, ai shpreson të zgjidhë problemet e qytetarëve të tij. Lidhur me kryesimin e listës së LSI në këtë qark, Gjoni shprehet se vendimmarrja u takon organeve drejtuese të LSI-së. 

Si e pritët marrjen e mandatit, ndërkohë që nuk e fituat atë, por po "përfitoni" nga një mandat i PS? 
Dua të them se normalisht e mirëprita, pasi e konsideroj si vlerësim të rezultatit të LSI, Qarku Lezhë në zgjedhjet e vitit 2013, dhe të bëhesh pjesë e Kuvendit të Shqipërisë është kënaqësi, njëkohësisht dhe obligim. Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes që nuk e fituat, por e morën nga PS, dua t’ju kujtoj se rezultatet e zgjedhjeve 2013 ishin mjaft të mira për LSI, por Kodi Zgjedhor për mendimin tim ka nevojë për rishikim, në mënyrë që vota të shkojë aty ku do votuesi, dhe jo të tjetërsohet me përllogaritje matematikore të sajuara. Njëkohësisht dua të shtoj që kur je në koalicion, përfitimet politike janë reciproke. 

A ju mjaftojnë dy muaj për të përcjellë në parlament shqetësimet e qytetarëve të Lezhës? 
Mendoj që, ndonëse është periudhe e shkurtër kohore deri në zgjedhje, e para, Kuvendi ka çështje mjaft të rëndësishme për të shqyrtuar, siç është Vettingu, zgjedhja e Presidentit etj. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, qoftë dhe një problem të vetëm të zgjidh nga problemet e mëdha të Qarkut Lezhë, do ta e quaja sukses. Gjatë kësaj qeverisjeje, ndonëse janë bërë mjaft punë të mira për Qarkun Lezhë, një pjesë e madhe e tyre nën kujdesin direkt të znj. Monika Kryemadhi deputete e Qarkut Lezhë, ka akoma nevoja të shumta që tashmë dhe unë do të jap kontributin tim modest në zhvillimin e këtij qarku.

Ju po hyni në Kuvend teksa po përgatiten listat e reja të kandidatëve. Jeni ambicioz për kryesimin e listës?
Përsa i përket kësaj pyetje: Mund të them që kudo që kam punuar në këto vite, jam munduar të bëj më të mirën e mundshme për realizimin e detyrave të ngarkuara qofshin ato zyrtare dhe politike, dhe them që ia kam arritur. Njëkohësisht mund të them me plotë gojën që jam vlerësuar nga LSI. Përsa i përket kryesimit të listës për zgjedhjet e ardhshme, mund t’ju them se tek LSI funksionon demokracia e brendshme dhe janë strukturat e partisë që përcaktojnë renditjes e listave për deputetë. Nëse më besohet një pozicion i tillë, do ta pranoj. Edhe njëherë, nëpërmjet kësaj interviste, dua të falënderoj gjithë mbështetësit e LSI-së për përkrahjen e vazhdueshme që japin. Dhe slogani “Një Shans për të gjithë” ka kuptim që secili prej tyre tek LSI i ka dyert e hapura për t'u provuar për atë çka ofron!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg