Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv pasditen e sotme edhe lënien e mandatit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja që është në hetim nga SPAK për kohën kur ishte drejtor i kadastrës në Durrës. Spahiu mendon se SPAK do vijojë me goditjet majtas në kampin e socialistëve.
Kjo pasi PS ka 11 vite në pushtet, KLSH që ka dorëzuar shumë dosje dhe nga ana tjetër marrëdhëniet e mazhorancës me amerikanët janë krisur.
'Çyrbja ka qenë drejtor hipoteke i Durrësit. Hipoteka e Durrësit, Vlorës Sarandë ka qenë objekti i krimit të organizuar. Me presion tek administrata e hipotekave ka futur konflikt kombëtar deri në vëlla vrasje. Sot Gjiri i Lalëzit apo pjesë të tjera bregdetit në Durrës apo Vlorë, Borsh apo Himarë janë pjesë e zaptimit të grupeve kriminale të bandave. Sipas denoncimeve ti hiqet mandati. Dorëheqja nuk ka qenë me vullnet. Do ketë dhe arrestime të tjera majtas. Kanë 11 vite në pushtet. Në disa vite pa u krijuar SPAK kanë vepruar pa u ruajtur. Anarkiste.
Krimet e tyre i kanë bërë pa u kujdesur kanë lënë gjurmë. Si pasojë e çdo denoncimi shumë e thjeshtë i provohen veprat penale. Numri i denoncimeve është rritur shumë. KLSH dorëzon më shumë dosje. Marrëdhëniet e SHBA që janë mentori i SPAK nuk janë më të mirat me PS. Ka një lloj krisje të amerikanëve me PS. Shumë drejtor hipotekash i gjen shkelje. Janë grisur regjistra. Problemi që prokuroria funksionon me bazë denoncimesh. Mendoj përveç Çyrbja që ra në rrjetë do ketë dhe të tjerë.'
Lajmi kryesor:
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Nëntor, 11:21
A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?
-
Po
28.9%
-
Jo
64.5%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2850
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flamur Noka nën hetim pasuror, avokati: Si e ka fundosur me zë dhe figurë Bardhi! Ja tre personat që arrestohen nga masakra e Gërdecit
9 Nëntor, 14:47
-
Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë, në Parlament për të mbrojtur qytetarët nga vjedhja e buxhetit! Basha stoli e Ramës
9 Nëntor, 14:31
-
Tabaku: Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, rroga dhe pensione të pamjaftueshme
9 Nëntor, 14:09
-
Atentati në Shkodër/ Berisha: Vrasje me licencë qeveritare! Rama po mbron Bajret se atje i siguruan fitore! Krimet në këtë qytet flenë në SPAK
8 Nëntor, 13:15
-
Kreshnik Spahiu: A ka Donald Trump origjinë shqiptare apo …?
7 Nëntor, 18:40
-
Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Gazetari: Tani i hapet rruga PD-së të vijë në pushtet! Haklaj: Berisha u shpall non-grata nga administrata e Trump-it
7 Nëntor, 17:43
-
SPAK ‘fal’ 23 deputetët e PD që dogjën karriget e Kuvendit, nuk nis hetim
7 Nëntor, 10:35
-
Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
7 Nëntor, 07:51
-
Spahiu në 'Repolitix': Kujtesë shqiptarëve, SPAK u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij
6 Nëntor, 21:47
-
Spahiu në 'Repolitix': Trump e meritoi fitoren sepse i mbijetoi 3 atentateve dhe 3 proceseve gjyqësore
6 Nëntor, 21:18
-
Ish-kryeministri dhe opozita të ekzaltuar, ironia e Kreshnik Spahiut: Berishës vizën ia hoqi qeveria e Trump, edhe SPAK u themelua nga administrata e tij!
6 Nëntor, 19:21
-
Berishistët festojnë në ekstazë fitoren e Trump, shpërthen Evi Kokalari: Mos guxoni, Berisha e provoi se është i korruptuar! Ju demokracinë e mbani peng, do t'ju vij radha
6 Nëntor, 18:43