Deputetët e 'Djathtas 1912 'kërkojnë komision të posaçëm për 'Pakt për Fëmijët'

Deputetët e 'Djathtas 1912 'kërkojnë komision të posaçëm për 'Pakt për Fëmijët'

Tirane- Disa deputetë të opozitës dorëzuan në Kuvend kërkesën për të ngritur një komisioni të posaçëm parlamentar për hartimin e “Paktit për Fëmijët”, një strategji kombëtare për fëmijët në vendin tonë.

Pakti është firmosur nga deputetët e 'djathtas 1912' Dashamir Shehi, Flutura Açkës, Enkelejd Alibeaj dhe Merita Bakiu të cilët thanë se kjo iniciativë pas vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

'Për shkak të ndjeshmërisë së lartë që përmbajnë motivet mbi të cilat bazohet kërkesa për miratimin e këtij vendimi dhe për shkak të nevojës dhe urgjencës publike që mbart objekti që do të trajtojë ky komision i posaçëm, bazuar në nenin 24/2 të Rregullores, jeni e lutur të thërrisni sa më shpejt që të jetë e mundur, Konferencën e Kryetarëve, për të vijuar procedurën  parlamentare për shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e vendimit"  shkruhet në kërkesën e deputetëve drejtuar Elisa Spiropalit.

Komisioni i Posaçëm, nëpërmjet një proçesi publik, gjithëpërfshirës, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe proçedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e të gjithë faktorëve parlamentarë e të shoqërisë civile, ka në objektin e punës së tij të realizojë:

Një vlerësim/analizë të situatës aktuale në të gjitha fushat që prekin/ndërthuren apo janë përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve;

Hartimin e një Strategjie Kombëtare për Fëmijët, e cila të sugjerojë zgjidhje të problematikave aktuale bazuar në interesin më të lartë të fëmijës, si dhe parimeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare;

Hartimin dhe  miratimin e ndryshimeve ligjore dhe institucionale, bazuar në zgjidhjet strategjike për të garantuar sigurinë e fëmijëve.

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 21 anëtarë, nga të cilët 11 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 10 përfaqësues të pakicës parlamentare. Emrat e anëtarëve përcaktohen me vendim të Kuvendit, duke patur në konsideratë konfigurimin e Kuvendit sipas partive politike me përfaqësim parlamentar. Kryetari i komisionit tw jetw përfaqësues i pakicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i shumicës parlamentare.

Komisioni i Posaçëm zhvillon veprimtarinë e tij në një afat kohor 1 vjecar. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Pranë Komisionit të Posaçëm, ngrihet dhe funksionon grupi i punës i ekspertëve. Çdo parti tjetër joparlamentare ftohet të marrë pjesë në aktivitetet e hapura, si dhe të ofrojë kontribute konkrete pranë komisionit dhe grupit të ekspertëve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston