Për herë të parë, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se opozita do e zhvillojë protestën më datë 23 tetor në dyert e Parlamentit Europian dhe do jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen.
Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian. Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.
Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.