Emigrantët e parë në Shëngjin, Çollaku: Shqipëria si depo magazinimi për qeniet njerëzore! Rama vonoi negociatat me 10 vite

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv komenton marrëveshjen me Italinë, e cila nisi zbatimin sot me ardhjen e 16 emigrantëve në Shëngjin. Por këto kampe, Çollaku i quan depo magazinimi qeniesh njerëzore dhe sipas tij duhej të ishte gjetur një zgjidhje më humane për të trajtuar problemin e emigracionit të paligjshëm.  

“Përballet me shumë polemika me pjesën tjetër të opozitës italiane, të cilët e konsiderojnë një aksion të panevojshëm. Përballemi me një situatë që përtej gjithçkaje askush s’do ndihet mirë që Shqipëria të trajtohet si depo magazinimi të qenieve njerëzore. Duhej të ishin gjetur mënyra të tjera humane. Nuk më vjen mirë të shoh vendim tim të trajtuar në çdo media të Europës si depozitë qeniesh njerëzore.

Askënd s’do bëjë krenar, as vetë qeverinë të vetë ofrohet si një depo magazine të qenieve njerëzore. Nga pikëpamja e të drejtave njërit është shumë e diskutueshme. Nuk besoj se do ketë rreziqe të menaxhimit të kampeve, apo thyerje të rregullave”, tha Çollaku për Report Tv.

Lajm të mirë e cilëson hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë, edhe pse kryeministrin Edi Rama e akuzon se e vonoi këtë proces me 10 vite.

“Lajmi i hapjes së negociatave, 6 vjet Ramës i mbeti shishja e shampanjës në dorë, tani u hapën zyrtarisht. Është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, por edhe për opozitën. Hapja e negociatave kërkon një lloj ridimensionimi të aksionit të opozitës. Është përgjegjësi e qeverisë që kjo histori u vonua 10 vjet. Ambiciet e Putin për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor zgjuan Europën që të përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor”, tha Çollaku në Report Tv.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku foli edhe protestën e opozitës që pritet të mbahet në Parlamentin Europian.

“Është parashikuar rreth datave 22-24 tetor, ka një axhendë për protestë dhe përpjekje për sensibilizim të kolegëve europarlamentarë, jo vetëm për çështjen Berisha, por një sërë situate presioni, persekutimi që opozita ndjen me arrestimin e Salinajit, me masa ndëshkimore të jashtëzakonshme që iu bënë 23 deputetëve të opozitës, hapësirat e ngushta që po kufizohen opozitës çdo ditë dhe një kërkesë legjitime që ka opozita përmes një qeverie teknike, janë kërkesa legjitime”, vijoi Çollaku.

Deputeti opozitar thotë se masat ndëshkimore për kaosin e opozitës janë shumë të ashpra dhe se sipas tij ligjvënësve nuk mund t’iu kufizohet mandati me 6 muaj.

“Nuk mund të digjet mandat i deputetit 60 ditë se u dëmtua një karrige. Nuk i shërben asnjë lloj klime racionale. Nuk pajtohem me aktet e dhunës, unë besoj tek ajo rrugë. Por s’mund ti heqës 60 ditë mandatin deputetit, është kufizim mandati, as gjobë, as penalitet administrativ. Kjo vetëm thellon krizën politike në vend. A mund të ketë BE në këto kushte, s’mund të ketë”, tha Çollaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
‘Djathtas 1912’, Çollaku kundër sulmeve të Berishës ndaj Alibeajt: Kanë bindjet e tyre, vetëm të unifikuar mund të përballemi me Ramën

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1912’ nga një pjesë e deputetëve që u shkëputen nga Basha dhe Berisha. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj sa i takon sulmeve që ish-kryeministri ka bërë ndaj tyre, Çollaku tha se nuk është dakord me sulmet, pasi secili ka bindjet e tyre. Sipas tij, në aspektin politik pluralizmi i opozitës nuk është dobësi por forcë.

Sa i takon aspektit elektoral, Çollaku thotë se opozita ka vetëm një shans për t’u përballur me Edi Ramën, vetëm duke dalë në zgjedhje e unifikuar.

“Krijimi i një subjekti që përfaqëson dallim nga pjesa tjetër, nuk është dobësi opozitare, por forcë opozitare. Pluralizmi i një opozite nuk është dobësi, por forcë.  Në plani politik s’kam vërejtje, me shumë respekt mendoj se kushdo që paragjykon bën gabim, pohon diçka të pavërtetë. Ata janë kolegë, kanë bindjet e tyre. S’ka asnjë arsye askush të paragjykojë apo anatemojë. Në planin elektoral, kodi penalizon opozitën nëse ndahet apo thërrmohet. Kod elektoral vrastar për opozitën, mban përgjegjësi edhe ajo pjesë e PD që ia dha votat Ramës për këtë kod. Fakti është që kemi një kod elektoral dëmton palët politike që janë të ndara. Lufta mes njëri tjetrit nuk shkon në favor të të madhit apo të voglit, por në favor të Ramës. Nga pikëpamja elektorale mendoj se duhet të llogaritet mirë qasja. Opozita e tërë ka vetëm një shans për t’u ballafaquar me Edi Ramën. Krijimin e një fronti unik, front elektoral i unifikuar”, tha Çollaku në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zullum: 16/10/2024 20:38

    Rama fatkeqesi e kombit bashke me zollumim e vjeter analist politike biznes Jane komplet zollum , mjer kombi

    Përgjigju
  • Linda: 16/10/2024 19:41

    Collakut i duket vetja mbi njerezor dhe qendrat e pritjes se emigranteve i quan magazina te " qenjeve njerezore"!A mundet mbas kesaj deklarate ketij fodulli ti lejohet e drejta e mesimdhenies apo mandati i deputetit???? Emigrantet kudo ku jane kudo ku shkojn e kudo ku jetojn jane njerez me te drejta te plota te barabarta perpara jetes si gjithe njerzimi ne mbare boten!

    Përgjigju
  • A...Zh: 16/10/2024 19:18

    I vonoi aleanca e ndyre qe bete me Belerin. Dhe si peshqesh patem veton e Greqise. Pusht!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 16/10/2024 22:21

      Negiciatat i keni vonuar ju pd jo Edi Rama , kur Brukseli e kuptoi ja hapi me nje here , ju edhe kete radhe u munduat por nuk ja aritet qellimin se tani ju nje e gjithe bota se çfar mutrish jeni .antishqiptar te ndyre qe popullin do ta shikoni ne zgjedhjet e ardheshme se sa do tju votoje .Ju jeni kerrmat e vendit .Ramen e vleresojne nderkombetaret eshte kryeministri i duhur per Shqiperine .

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti Jimmy Carter jep votën për Kamala Harris

Në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti Jimmy Carter jep votën për Kamala Harris