Deputetët e PD-së në Strasburg flasin dhe për Metën, Vokshi: Lidershipin e kemi 'në burg ose arrest shtëpie'! Sulm i paprecedentë për opozitën

Tirane- Deputetët e Partisë Demokratike të cilët ndodhen në Strasburg ku kanë zhvendosur protestën e tyre kundër qeverisë Edi Rama, kanë informuar eurodeputetët dhe për arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor.

Me dy liderë në burg, Sali Berisna dhe Ilir Meta në një prononcim për median nga Strasburgu Albana Vokshi akuzoi qeverinë se po përdor drejtësinë për ta shkatërruar atë 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kwtw shqetwsim, sic tha deputetja e PD-sw ia ka shprehur edhe eurodeputetwve me tw cilwt janw takuar.

Ndërsa Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për ‘korrupsion pasiv’ për aferën Partizani, Ilir Meta ndodhet në ‘arrest me burg’ për lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ Dia.  

Deputetët e opozitës ndodhen prej ditës së djeshme në Strasburg, ku dje protestuan me pankarta në duar për lirimin e Sali Berishës, ndërsa sot për herë të parë, Albana Vokshi tha se ishte denoncuar dhe arrestimi I Ilir Metës

 “U ndalëm gjatë në atë çka ditët e fundit është vërejtur akoma më shumë. Persekutimi dhe sulmi i qëllimshëm drejtuar ndaj opozitës duke përdorur për fat të keq edhe drejtësinë që po përdoret politikisht nga ana e maxhorancës për të sulmuar dhe persekutuar opozitën. U ndalëm në sulmin e paprecedentë ndaj opozitës me qëllimin e vetëm shkatërrimin e saj 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Informuam të gjithë miqtë tanë dhe personalitetet lidhur me lidershipin e të gjithë partive të opozitës që ose është në arrest shtëpia ose arrest me burg, ose kërcënohet me kallëzime penale apo cështje të ndryshme në gjykata. Përmendëm dhe informuam gjerësisht në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të PD-së, Sali Berisha që për pjesën më të madhe të vitit ka qenë pa akuzë, fakte e dëshmitarë, qëllimshëm për të dëmtuar PD për të hyrë në zgjedhje lidershipin e saj. Informuam për kolegun tonë Ervin Salianji që tashmë ndodhet në burg vetëm për faktin se guxoi të denonconte ish ministrin e brendshëm që fshihte vëllanë e tij që duhej të vuante dënimin prej 7 vitesh në itali

Informuam rreth, jo arrestimit, por rrëmbim në mes të ditës të ish presidentit, ish kryetarit të parlamentit zotit Meta. Pamjet ishin shokuese. Nuk mund të ndodhë në një vend që pretendon të ketë demokraci funksionale. Morëm mbështetje të pakufizuar për kërkesat tona" tha Vokshi.
 

Qeveri teknike

Ata kanë informuar eurodeputetët dhe kanë kërkuar mbështjetje për kërkesën e tyre për qeveri teknike, si e vetmja rrugë për zgjedhje të lira sipas opozitës.

 ‘Njëra prej kërkesave kryesore, sigurisht duke u bazuar në faktin se me këtë qeveri të kryesuar nga Edi Rama, i cili ka ngritur një skemë të madhe patronazhimi i cili keqpërdor në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, të gjitha burimet financiare dhe humane, i cili përdor bandat kriminale.

Pas akteve të fundit të rënies së listës së deputetëve të Durrësit, të kryesuar nga Rama vetë, rastin e Çyrbes, i cili rezultoi i lidhur me krimin e organizuar, që ka bërë biseda për ta futur emrin tij në listën fituese të Durrësit, praktikisht është e pamundur që po këta njerëz të jenë përsëri në krye dhe përgjegjës të organizimit të zgjedhjeve.

Një prej kërkesave kryesore tonat ishte një qeveri teknike, një qeveri që të kujdeset për muaj e fundit për organizmin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kërkesa jonë ishte mbështetje për ti kthyer mbrapsh demokracinë Shqipërisë, për të kthyer mbrapsh zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gjetëm mirëkuptimin e të gjithë grupeve të ndryshme politike, por edhe të funksionarëve të lartë që takuam, do të përdorim në bashkëpunim me ta, do të përdorim të gjitha hapësirat ligjore dhe institucionale në Parlamentin Europian, Këshillin e Europës, për të ngritur të gjitha shqetësimet që janë jo vetëm të opozitës, por edhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe për të gjetur mjete të ndryshme për të detyruar qeverinë që të përgatisë, të jepen zgjidhje ligjore dhe kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme’, deklaroi deputetja e PD-së, Albana Vokshi për mediat në Strasburg.

Paralelisht me aktet simbolike jashtë godinës, delegacioni i demokratëve kreu edhe takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian. Më i rëndësishmi ishte ai me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE David McAllister. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i shprehwn zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.

PD njoftoi se tashmë është ripranuar me të drejta të plota në familjen e Partive Popullore Evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Bardhi ndan takimin me eurodeputetin në PE: Qeveria synon agjësimin e opozitës me burgosjen e Berishës

Deputetët e PD që protestuan një ditë më parë para Parlamentit Europian, vijojnë të jenë në Strasburg, për të zhvilluar takime me zyrtarët europianë atje. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ndarë një foro nga takimi i tyre me eurodeputetin, Marco Tarquinio, njëherazi kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri.

Bardhi thotë se kanë informuar zyrtarët europianë për situatën që po kalon Shqipëria dhe sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për ta çliruar vendin nga qeverisja e kriminalizuar. Bardhi thotë se qeveria po synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të Sali Berishës, apo edhe eksponentëve të tjerë opozitarë.

“Vizita në Parlamentin Europian ishte një mundësi edhe për t'u njohur dhe për t'i uruar suksese në detyrën e re eurodeputetit Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kryetarin Tarquinio e informuam paraprakisht edhe për qëndrimin tonë për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Shqipëria europiane është projekti i çdo shqiptari të ndershëm dhe kjo kërkon angazhimin e cilitdo për t'i dhënë fund keqqeverisjes 12-vjeçare së Edi Ramës, si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme që garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shkëputjen e lidhjeve mes Qeverisë dhe krimit të organizuar”, shkruan Bardhi.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka.  

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 25/10/2024 11:01

    Ja edhe "krushqit" e hajdutllikut. Muli nga Shishtaveci, Mic Sokoli i molotovève kundèr stacioneve tè autobuzit nè kryeqytet, "mban qèndrim serioz" nè Bruksel. I kanè thènè si si duket, bèj kujdes se kètu nuk ka shesh pèr debila hajdutè qè kèrkojnè tè bèjnè pèrshesh. Janè hija e poshtèrsisè, tè gjithè njè e nga njè siç qèndrojnè aty, kèta fshatarè me veshje firmato, qè edhe nè sy ia sheh qè ndjehen si nè therra aty. Shqipèria, ka 100 mijè probleme me hajdutèrinè dhe papèrgjegjshmèrinè totale tè kèsaj qeverie, me kètè kryeministèr,,,,POR,,ju nuk pèrfaqèsoni ASGJÈ qè preokupon shqiptarèt sot. Ju jini simboli i asaj qè duhet shkulur me rrènjè sepse jini njerèz kriminelè dhe tè poshtèr, pa karakter dhe cipè. Europa nuk èshtè adresè pèr ju.

    Përgjigju
  • Arben: 24/10/2024 18:23

    Mir bejne që shkojne ne bruksel dhe ty shpjegojne atyre europianëve se sa e duan që te qeverisin, se shumica e shqiptarve nuk i kann votu. Mbase e marrim vesh nga eiropianet çfare duan këta tu ofrojnë popullit. Deri tani këta jan presantuar si të PAAFTË, kaq. Pika që Su bie këtyre me Mentalität komunist. Tani nuk vendos partia POR popullli me votë.

    Përgjigju
  • hektor: 24/10/2024 16:07

    Këta shpellarët kërkojnë qeveri teknike me NON GRATA,ahaaaaa ndërkohë kryetarja e PE vjen në Tiranë dhe lavdëron Edi Ramën.

    Përgjigju
  • Athipi: 24/10/2024 14:58

    Kta deputet e PD çel drita erret nata menojn vetem per ne popullin e thjeshte kta sa qohen prej gjumi nadje e pysin njani-tjetrin ne telefon a ka pas me hanger populli,perveç tre e kater shpiave kan fut letrat edhe ne Bashki per kredi te zbutun.Tjeter po mos te ishin kta nuk do te ishin ata.Kta per nji gja duhen falenderu qe tana vjedhjet I kan ba diten dhe perdit nga pak.E kta quhen HAJNA DITOR.

    Përgjigju
  • Linda: 24/10/2024 14:44

    Keta dalin na 1 ore para parlamentit llomotisin ca akuza dhe oret e tjera shkojn rregullojn llogarit bankare per leket qe kane nxjerr jasht Shqiperis!! Po ckujotojn keta se nuk e dine evropianet qe Zeni+ Noka kane monopolizuar trafikun e droges,naftes dhe te femrave???Mos i vejn na i kapuc me ngjyra evropiane Nokes meqe ju ka shku aq afer se gati ja kane dosjet qe i kane cu me duart e tyr ne Strazburg!Keta jane agjentet trafikantet e krimit te organizuar te familjes Berisha!!

    Përgjigju
  • Lui: 24/10/2024 14:07

    Pthu hajduta te flliqt duhet me ju shpadhe terrorists te kombit shqiptare skeni turp

    Përgjigju
  • Mergimtari: 24/10/2024 13:44

    Te gjithe keta "Deputete" nuk merren me themelin e problemit,qe eshte "krimin qe i kane bere Shqiperise" por,na flasin per politike.Pse?A kane keta "deputete shkencetar" ndonje spiegim se perse Shqiperia u katandis me keq se vendet e Afrikes?Cfar beri partia qe perfaqesojne qe nga 1992-kur fitoj per here te pare pushtetin?Cilat jane perfundimet e studimeve te tyre e si mund te zgjidhen?Parulla e tyre eshte "largoni Edi Ramen,se ne nuk e mundim dot".Nje opozite e ndryshkur nga mekatet e tyre, ku me i riu ka mbi tre mandate deputeti kerkon te jene perseri ne karige.Eshte fatkeqesi qe ky vend nuk po nxierr dot nje plejade te re politikanesh qe mund ti jape jete ketij vendi.Natyrisht nuk mund ta bejne se akoma nuk kane mbaruar gjerat qe kish grumbulluar "diktatura".Kur te mbarojne te gjitha,me toka,mall e cdo gje tjeter do te thone:"Hajde te bejme shtet e ligje qe te mos na i prekin me".Me kete klase politike Shqiperia eshte katandisur per te recituar poezin e Vaso Pash Shkodranit"O moj Shqipni e mjera Shqipni,kush te ka qit me krye ne hi,....."

    Përgjigju
  • Tete Leta: 24/10/2024 13:03

    Tani që u pranuat metë dreja në PPE keni për të fituar zgjedhjet mi buçe!PPEja nuk mbron hajdutlt dhe kriminelat.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 24/10/2024 14:05

      Sa bukur I ka bere floket markagjoni , ka ndryshuar lukun se vajti ne Bruksel , te trgoje se maloku eshte civilizuar , njesoj si lulushi nje bjond dhe nje bruno.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës