Deputetet e PD-së ‘përplasen’ në komisionin e Edukimit! Zhupa “sulmon” Açkën: Po mbron Margaritin je me PS-së! Koçi: Po e ktheni në Big Brother

Përçarja në PD, u shpërfaq edhe në Komisionin e Edukimit, ku deputetja Ina Zhupa akuzoi kolegen Flutura Açka se në pozicionin e kryetares po mbron interesat e mazhorancës.

Kaq mjaftoi që përplasja të përfundojë me tone të larta, aq sa Petro Koçi ironikisht e krahasoi mbledhjen me një reality shou.

Debati i plotë
Zhupa: Viti i ri, avaz i vjetër. Do të jemi komision më me shumë shkelej e më me pak logjikë se çdo komision tjetër.

Açka: Nuk ju lejoj fare me këtë gjuhë të më flisni këtu. Bëjini konkrete shkeljet. Nëse i keni me mua, kam qenë transparent e do të jem para jush e para shqiptarëve. Ndreqni gjuhën. Kur thoni shkelje e keni me mua drejt për drejt, është disata herë që insistoni. S’ja lejoj njeriu në botë.

Zhupa: Po me ju e kam! Do ja u them tani për çfarë janë shkeljet. Më lejoni… Kemi sot për të miratuar kalendarin, ndërkohë që siç e dini dhe në praktikën e punës, asnjë mbledhje nuk lajmërohet pa u miratuar kalendari nga komisioni. Mbledhjet e ardhshme pasi miratohet kalendari lajmërohet. Shkelja e parë është që mbledhja e ardhshme e orës 12:00, janë lajmëruar të gjithë kandidatët pa u miratuar kalendari. Rregullorja nuk e thotë kështu. Duhet rregullohet kalendari e pastaj të lajmërohen anëtarët. Së dyti, një nga kandidatët z. Albert Minga, ka qenë i zgjedhur nga ky komision për të qenë anëtar i Këshillit Drejtuesit të RTSH, është future në seancë plenare për tu votuar dhe është tërhequr dhe arsyeja përse u hap vendi vakant i këshillit drejtues, ishte dorëheqja e Albert Mingës. Më lejoni të mbaroj unë pastaj shpjegojeni të gjithë bashkë, shyqyr që jeni bashkë (E ka për Açkën dhe deputët e PS që flasin). Dhe për ironi, Albert Minga është i pari që dorëzon dosjen për të aplikuar për pozicionin anëtarit të Këshillit Drejtues të RTSH. Ai që dha dorëheqjen për tu zgjedhur për tu votuar në seancë, dhe për arsye që u hap vendi veçantë, pra vendi veçantë u hap se u tërhoq ai, dhe ai që kandidon është ai që u tërhoq. Kjo tregon sesa  dhe sesi e percepton rolin dhe rëndësinë e këtij komisioni dhe sesi ne po i lejojmë. E kuptoj pse është bërë. E kuptoj, sepse duheni të paktën 4 kandidatë e të zgjidhej një, u fut dosja Alberti, që ta zgjidhni ju sot. Prandaj e ka bërë. Dhe ky është rasti se përse z. Minga është këtu. Ka një non sens të madh, ka një nonsense të madh… Eva Margariti është thirrur në këtë komision në një seancë dëgjimore nga ana ime. Po për kalendarin po flas! Eva Margariti ishte parashikuar seancë vjetore në dhjetor, dhe për një keqkuptim të Margariti ne se kemi bërë. Kryetarja e komisionit ka thënë me zë e figurë që mbledhja e parë që ne do të bëjmë do të jetë ELva Margariti. ELva ka konfirmuar datën 19 janar në orën 11:00. Zonja Magariti dot ë vijë në një seancë për sitet e trashëgimisë kulturore, ku mund të diskutohet edhe për Urën e Zogut. Dëgjoj për herë të parë që deputetët e opozitës kërkojnë të mos vijë Elva Margariti se kanë punë atë ditë. E para unë jam deputete e opozitës dhe unë si deputete e opozitës. As Petro Koçi s’ma ka ndërprerë fjalën. Unë flas sit ë dua unë dhe më gjykon publiku. Jam përfaqësuese e një force politike. Kur të mbaroj unë, flisni ju mbroni Elvën Petron e këtë të doni… E kuptoj shumë mirë që jeni bashkë.

Açka: Kanë aktivitet tjetër dhe s’dua të dështoj komisioni, sepse është dëgjesë e rëndësishme. Anëtarët… Gjuhë shumë e turpshme…Gjuhë shumë e turpshme nuk ja lejoi asnjeri, as zotit s’ja lejoj këtë gjë. Ndreqni gjuhën e kërkoni ndjesë.

Açka: Se mbaroni fjalën pa kërkuar fjalën. Ta insinuoni ju se unë bashkëpunoj me këta, s’ta lejoj.

Zhupa: A po bashkëpunoni të mos vij Margariti. A mund të mbaroj fjalën dhe flisni të 6 bashkë për këtë çështje… Këtu nuk flitet asgjë tjetër pa mbaruar çështje e kalendarit për rregulloren. E kuptoj shumë mirë që keni rënë dakord të mbroni Margaritin.

Açka: Këto përralla nuk ti ha njëri fare. S’ke bërë ti më shumë opozitë se unë këtu…Në këtë parlament e në këtë komision. Ke ikur kur ke patur nevojë për të qenë, kam bërë opozitë vetën, me ke braktisur duke bërë opozitë vetëm. Ke bërë PR në vende tjetër zotrote. Nuk ta lejoj as ty dhe as zotit këto insinuate!

Koçi: Mos ta kthejmë komisionin në Big Brother. Gjuhë provokuese. Duhet të vazhdojmë sipas kalendarit dhe një tradite parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Akuzat e Ina Zhupës se mbron ministren e Kulturës, reagon Gjekmarkaj: E fyeu Flutura Açkën dhe deputetët e PD-së

1673976917_zjarrtv61.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Komisionin e Edukimit, mes deputetes Flutura Açka dhe deputetes Ina Zhupa.

Zhupa është shprehur sot se Açka po merrte anën e ministres Elva Margariti, duke e marrë në mbrojtje atë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Gjekmarkaj është shprehur se Zhupa me një lehtësi të papërballueshme akuzoi dhe fyeu deputeten Açka dhe deputetet e tjerë të PD-së nëpërmjet akuzash dhe aludimesh të padenja për gjoja bashkëpunim me PS-në.

Gjekmarkaj shton se Zhupa përsëriti disa herë togfjalëshin “jeni bashkë”, si të ishim në një kohë lufte klasash, ndërsa e quajti të gjithën një shfaqje populiste.

“Per atë që ndodhi sot në Komisionin e Edukimit.

Së pari dua të them që është nder për Kuvendin e Shqiperisë të kesh një personalitet, një shkrimtare e mendimtare si Flutura Açka si anëtare të veten, se dyti per Komisionin e Edukimit ta ketë ketë kryetare dhe për Partinë Demokratike si deputete të veten.

Për çdo koleg kam patur e kam respekt  pertej çdo perkatesie partiake dhe jam munduar gjithmonë mos të shaj, fyej apo akuzoj për qejf të gojes sime dhe mendjes të tjetrit. Perleshem çdo ditë me politiken që mos të me ktheje në hienë e sherbetor.

Në shënjë të ketij  respekti po bëj një shenim per qendrimin e koleges Zhupa sot  në mbledhjen e Komisionit të Edukimit. Në gjykimin tim , befasuese per nga guximi.

Nuk e kam menduar se do vinte kjo dite.

Secili ka të drejten hyjnore e legale të ndjekë bindjet dhe deshirat e veta, të rrokë të miren, të drejten, grupin apo liderin qe do vetë.

Por liria për të bërë këtë nuk mund ta kthejë të ngjashmin në tabelë qitjeje të pafre në qellim  të një skeme politike e cila synon diskretitimin e tjetrit se ai nuk të bindet apo se perdor dot. Ketu nuk hyn Zhupa.

Sot kolegia sipas meje me një lehtësi të paperballueshme akuzoi dhe fyeu Flutura Açken dhe deputetet e tjere të PD-së nepemjet akuzash dhe aludimesh të padenja per gjoja bashkëpunim me PS-në. Togfjalëshi “jeni bashkë” perseritej  si leçitjet a perfoljet kunder armiqve të klases me kumbim autoparlanti.

Gjithesa u konsumua me një shfaqje populiste  duke vënë në perdorim edhe FB-në e saj ky për një çast pashë dhe veten.

Per momentin me topiti gjithë ky puritanizem, kjo force per t’ju versulur tjetrit qe deri dje mendoje njesoj.

Njeriu mund të ndryshojë bindje e qendrim po nuk mund ta fyesh tjetrin pse nuk i ka ndryshuar ato.

Me të njëjtin pasiona a zell , kolegia e nderuar sillej edhe kur mbronte interesat e partisë së komanduar nga Basha. Asokohe i duhej Luçiano Boçit të duronte dhe Luçiano pak me humor e pak me ironi e kalonte.

Thjesht e konstatoj lartesinë e pandryshuar të pasionit pa të drejten per ta gjykuar. Uroj shumë që në vetminë e saj kolegia e nderuar Zhupa ta kuptojë se ç’ka bërë e si është sjelle sot!

Në publik le të vazhdojë siç ajo beson se ështe gjeja e duhur, siç  ja lyp nevoja e qejfi. Por mbase një gjë i bën punë per ta ditur se ustai ka shtryllë shumë njerez si limonë e me pas i ka hedhur ndanë xhadesë.

Persa  me takon rast pas rasti do të marrë pergjigje nese e sotmja është strategji dhe perseritet me akuza apo shpifje të padenja. Gjithesa do të ndodhë pa e fyer dhe pa e akuzuar.

Historitë me shitje e blerje ngado që vinë  po i bejnë personat më të korruptuar në Shqiperi ata që i tremben kohes, Zotit dhe drejtesise shpirti i të cileve ka rënë ne leqe si laraska. As më impresionojnë as frikesojnë po keqardhje kam për ngjarje si kjo e sotmja. Laboratori i vjeter prodhon ënde me shumicë bojë per çdo fytyrë që nuk skuqet e zverdhet sipas hallit apo egos per karrierë.

Por jo mbi çdo fytyrë ajo ngjit. Mbi të Flutures jo e jo se para se të jete deputete është gjykuar me një veper objekt çmimesh nderimi kombetare e nderkombetare.”- shkroi Gjekmarkaj.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës