Deputetët e PS në Vlorë sulmojnë Dritan Lelin: Pa dinjitet, nuk përligj besimin që i është dhënë! Erdhi si kaçak me thikë për të na gjakosur dhe do të iki si tinëzar

Deputetët e PS në Vlorë sulmojnë Dritan Lelin: Pa dinjitet, nuk përligj besimin që i është dhënë! Erdhi si kaçak me thikë për të na gjakosur dhe do të iki si tinëzar

Fate Velaj, DVilma Bello dhe Dritan Leli

Vetëm pak ditë pasi këshilli bashkiak në Vlorë kërkoi ballafaqim me kryetarin Dritan Leli për menaxhimin e punëve dhe gjendjen e shërbimeve vendore, pasi nuk po kryhen siç duhet, ka ardhur edhe reagimi i deputetëve të këtij qyteti. Deputetja Vilma Bello si dhe deputeti Fate Velaj e kanë cilësuar kreun e bashkisë së Vlorës si një njeri pa dinjitet dhe që nuk përligj besimin që i kanë dhënë qytetarët.

Deputetja socialiste Vilma Bello ka sulmuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin duke theksuar se i ka hyrë një sfide që nuk asnjë lidhje me dinjitetin, ku kërkon të qëndrojë me doemos aty ku jo vetëm nuk mund të japë më, por shtiret duke u rropatur pa asnjë dobi për Vlorën.

'Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, dmth të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën.'- shkruan Bello ndër të tjera.

Në të njëjtën e linjë me deputen Vilma Bello, është edhe deputeti tjetër socialist i qytetit të Vlorës, Fate Velaj. Velaj shton se Leli ka ardhur pa forma dhe dinitet, dhe siç erdhi si gjysmak dhe tinzar ashtu edhe do të iki. Sakaq Velaj shton se ai erdhi si një kaçak që mban thikën mes dhëmbëve dhe i gatshëm të gjakosë këdo.

'Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki. Ishte personi që pas buzëqeshjes, e dukshme jo e sinqertë, fshihte një urrejtje për çdokënd. Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thikën e mbanë mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakos këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij.'- shkruan ndër të tjera Velaj.

Shkrimi i plotë i Vilma Bellos

Dinjitet i munguar
 
Në historinë e Shqipërisë keqkuptimet groteske ku cinizmi është shitur për dinjitet, mendja e mbyllur është tregtuar për forcë karakteri dhe ku meskiniteti është valëvitur tribunave si shembull që ndiqet e adhurohet, nuk janë të rralla. Nganjëherë janë rrethanat që vendosin. 
Ndodh që etja për ndryshim e zhvillim, nevoja e madhe e përparimit në një vend ku, siç na e tregon Konica, kanë gëluar levantinët, njerëzit-robotë e ekspertët që u turren si shushunja burimeve të shtetit e popullojnë zhurmshëm zyrat në emër të popullit (!), t’u japë mundësi mosmarrëveshjeve të këtilla. Kanë ndodhur e do të ndodhin. Ama, pikërisht, nevoja jetike për shërbime e përfaqësim ua nxjerr shpejt kallajin llojeve të mësipërme, ndërsa dëmi që bëjnë pa ndjerë e nën poteren e hijes së tyre groteske, është i madh. 
Sot, kur Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë merituar plotësisht një mandat historik që do t’ia kthejnë shoqërisë shqiptare si mundësi zhvillimi të pakrahasueshme me asnjë nga proceset e derisotme, kjo dukuri kulturore dhe politike levantinësh, robotësh e njerëzish-ekspertë kërcet, bën zhurmë në pakuptimësinë e saj. 
Opozita në njërën anë, me kalvarin e saj të identitetit, është plot e përplot me kësisoj kategorish.  
E dhimbshme, për fat të keq për ne socialistët, në anën tjetër, është kur rast shembullor bëhet njëri prej nesh, kryetari i bashkisë Vlorë. Po njësoj e mendoj që për shumë syresh është njësoj sa i dhimbshëm, aq edhe i panevojshëm ky reagim. E do u jepja të drejtë plotësisht nëse do t’i kisha ndjekur vetëm këto kohë ditët e qytetit tonë, madje, edhe më shumë të drejtë, nëse do mbetesha lidhur pas një parimi që e besoj fort sa edhe mjaft socialistë: nuk është as e lehtë, as fort e dobishme t’i “biesh me gurë shtëpisë sate”. Por jo, nuk lidhet thjesht e vetëm me këtë; është më shumë se kaq.     
Gjykoj që nuk mund të flasim thjesht për “punët e përditshme” të shtëpisë sonë-këtij qyteti, punë të cilat ishin po aty e, madje ca më shumë, edhe më parë.
E kam të vështirë ta shoh qytetin sot thjesht si ngjarje të së tashmes - nuk e kam parë kështu asnjë kohë; është e mbartur nga e ca kohëve më parë kur kushdo e kujton mirë (vlonjatët edhe më mirë) pakënaqësinë e vazhdueshme për moskryerjen e punëve në qytet, punë që sot po nxitohet të bëhen plot, me një ngut jo të natyrshëm për kujtesën tonë këto 6 vite. 
Nuk kam parasysh thjesht metodologjinë e administrimit të punëve të qytetit, as pikëpamjet e panjohura të kryetarit të bashkisë (që, me durim, e kemi pritur t’i shqiptojë), as të qenit i padukshëm në mes të shndërrimit kolosal urban që ka pësuar e po pëson Vlora. Siç e thashë, është çështje rrethanash dhe disa njerëz kanë limitet e tyre, sidomos kur shtrëngohen t’u përgjigjen disa ritmeve në vetvete të jashtëzakonshme të punës e të jetës. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo. 
E kam me pakuptimësinë që e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, dmth të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën.  
Dikush mund të thotë se "pakuptimësia" nuk është argument, se kjo mbetet çështje e vendimmarrjes së tij etj., etj. Ashtu qoftë!
 
Por, pikërisht për këtë, për cinizmin e një njeriu që nuk e çmon mirënjohjen si veti morale dhe as e ushtron përgjegjësinë politike si detyrim, "pakuptimësia" bëhet argument!
 
E përsëris, rrethanat, sa ç’mund të jenë fatlume kur i ke këllqet, aq edhe mund të të zbulojnë si levantin, robot e ekspert, në kuptimin e Konicës.

Shkrimi i plotë i Fate Velajt

Të them se me pëlqeu kjo analiza jote Vilma, është pak.
Por, ti mund te trokasësh tek dera e atij që nuk dëgjon dhe pret dhe shpreson se një ditë, ai edhe mund të dëgjoj dhe e hap portën por, mos trokit tek dera e atij që qëllimisht nuk do të dëgjoj sepse ai aty është, pas derës dhe nuk e hap.
Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki.
Ishte personi që pas buzëqeshjes, e dukshme jo e sinqertë, fshihte një urrejtje për çdokënd. Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thikën e mbanë mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakos këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij.
Ai, me anën e një të kuqe të vrarë nga e zeza që i shfaqej nëper fytyrë, gënjeu çdokënd me idenë se skuqej nga dinjiteti por askush nuk e merrte me mend se ajo nuk ishte e kuqe purpouri por një vishnje intai nga dëshira për hakmarrje.
Ai është personi që dhe ora e qyteti që gjoja e rregulloi sa hyri në bashki me idenë se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha "nuk shkoj unë dhe qyteti sipas orës tende, o mavri" .
Ishte ai që nuk krijoj kurrë administratë apo raporte me grupet e interesit në qytet. Ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj.
Por, ishte personi me apolitik që nuk u be kurrë pjesë e PS dhe e shihte atë vetëm si një instrument për të përmbushur shpellën e tij të errët.
Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte pengesën me të madhe që asaj i kishte dalë në rrugën drejt 25 Prillit, ai, mendoi për "Bejte" "Vjersha" "Këngë" e "Legjenda" për veten e tij.
Dritan Leli ka menduar vetëm për bustet e tij imagjinare të vendosura nëpër qytet. Ishte personi që edhe kur dilte ndonjë ditë nëpër rrugë, kërkonte vetëm vende ku mund të vendoste bustin e tij. Ka imagjinuar antologji e botime për bejtet që imagjinon se do i shkruhen.
Por, historia është e urte dhe e duruar. E qetë dhe e qartë dhe do vij dita qe Vlora, do çlirohet dhe nga ky tartakut. Vlora do ja fshijë emrin nga kujtesa kolektive këtij katrani me pak nuanca vishnje. 
Flm Vilma.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 08/06/2021 07:14

    Demaskojeni qenin. Pale, i ben karshillek dhe kryetarit te partise e qeverise, i te terave. Si nuk i erdhi turp te hiqte mjekrren kur filloi ta mbante kryetari?!!! Nuk e ka justifikuar besimin e partise jo. Se ate partia e beri kryebashkiak. Jo se u zgjodh. U dhjefsha mendjen o parriake te qelbur.

    Përgjigju
  • tajari: 08/06/2021 06:37

    Kot e keni marre inat lelin,,ai eshte njeri I mire.....mos beni armiq kot...

    Përgjigju
  • Dacibaot Kineze: 08/06/2021 01:51

    Keta te 2 skuptojne qe diten qe shkruajne fletrrufe e dacibao me keq se firmat qe hodhen per Ilir Meten naten me bizhama kur ra bilbili qe I futi ne kategorine e karagjozeve pasi humoriste ka Vlora the me fame. Pas humoristit floks Ilir Meta duheshin the keta. ahahahaha. ka plas gallata ne Vlore

    Përgjigju
  • Fatja dhe Kadarea: 08/06/2021 01:46

    O Fate o madheshtor, o intelektuali me I madh qe Vlora ka Pjelle. Ne qytet po qarkullojne fraza se I ka thee dikjut qe pas vlekjes se Kadarese do jet ky qe do i bẹ vendin. Ky edhe kete e ka pak Mjerre Edi Rama

    Përgjigju
  • Departamenti I Vilmes: 08/06/2021 01:27

    Fund I Botes. Ka nje proverb....ty ste pranojne ne fshat e kerkon vazjen e priftit per grua. Kush flet per dinjitetin. Per ke nuk di cfare echte fjala Bundra vec fjalorit te gjuhes shqipe ka dhe google

    Përgjigju
  • vlonjatet: 07/06/2021 23:56

    po e le qytetin ne mjerim po ua shet cakenjve te pa ngopur t ndertimeve.. nuk mbylli nje grope te rugve qe kur mori bashkine ... duhet arestuar felliqsira se po ben vetem miqt dhe familiaret e tij t pasur ne kuriz t vlonjatve

    Përgjigju
  • Vlore: 07/06/2021 22:39

    Po moj Vilma te drejte ke po kush te njeh ty e di qe je me keq se Leli e po lepihesh akoma per ndonje kocke tani qe te nxorri e shyqyr qe te nxorri nga rradhet Edi Rama se ishe turp i vlores

    Përgjigju
  • Lorenc Rexhepaj: 07/06/2021 22:38

    Turp me kete faqezi kryetar bashkie.Nuk leviz qimen nga qulli ky dordoleci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja