Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe i ka kujtuar ministrit Arben Ahmetaj premtimin e maxhorancës se shpërblimi për pensionistët në fundvit do shkojë deri në 10 mijë lekë të reja.
Gjatë raportimit të Ahmetajt te Ekonomia, Braçe tha se një deputet merr 10 mln lekë si aksioner, ndërsa diskutimi për pensionistët bëhet për 50 mijë lekë të vjetra.
Luftë pabarazisë. Është e paimagjinueshme që një deputet si aksioner të të marrë 10 milionë lekë, ndërsa ne këtu flasim për 50 mijë lekë. Kemi premtuar 7-10 mijelë lekë.
Erion Braçe, deputet i PS
Përgjigja e ministrit Arben Ahmetaj ishte se vlera pritet të shkojë në ato shifra, por për këtë vit parashikimi është se çdo pensionist do përfitojë në fund të vitit 5 mijë lekë të reja shpërblim.
Lajmi kryesor: