Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzat për shtetasin Leo ose Klodian Porja, i cili ka kanosur nëpërmjet telefonit, deputetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla.

Gjyqtarja Tereza Llani ka pushuan dosjen penale me pretendimin se pavarësisht se deputeti Balla, ka marë një SMS fyes nga numri i të pandehurit Porja, ky sms nuk ka shkaktuar tek deputeti Balla, frikë, kërcënim deri në mbyllje, duke mos e lejuar të ushtrojë funksionet publike.

Porja është akuzuar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe për këtë prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burgim.

Por tashmë kjo çështje është apeluar në gjykatën e Apelit Tiranë, pasi gjykata e shkallës së parë ka pushuar dosjen penale kundër tij.

“Me qëllimin për t’i krijuar në vijimësi ndjenjën e frikës, duke e paralajmëruar atë në mënyrë indirekte se do të përdorë dhunë, a mjete të tjera shtrëngimi për të realizuar kërcënimin e tij të komunikuar në formë mesazhesh telefonike, nuk janë të mjaftueshme për ta kualifikuar këtë veprimtari të të pandehurit në një sjellje kriminalizuese…”-argumenton në vendimin e saj gjykata e Tiranës.

Kallëzimi i Ballës dhe SMS kërcënuese
Në vendimin gjyqësor thuhet se mbi bazën e kallëzimit penal të datës 12 maj 2014 të shtetasit Taulant Balla, në cilësinë e posaçme dhe detyrën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe akteve bashkangjitur, prokuroria e Tiranës ka regjistruar në datën 14 maj 2014 proçedimin pena për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Në datën 31 dhjetor 2015 është bërë rregjistrimi i emrit të personit të dyshuar për kryerjen e veprave penale që iu atribuohen në këtë proçedim të pandehurit Taulant Balla.

Në kallëzimin e tij Balla thotë ka qënë në një emision televiziv, ku ka pasur debate të forta politike midis deputetëve dhe pas zhvillimit të këtyre debateve rreth orës 21:53 në numrin e tij të celularit 068205XXXX i ka ardhur një SMS nga një numër i panjohur me tekstin: “…rregullo njëherë familjen tate motrën se të ngeli sa në një hotel në tjetrin, pastaj merru me të tjerët se si shumë po të hanë b..... me të gjithë. Kujdes se e kena më të lehtë tani se sa kur ishim në pushtet, se dhe ca malok budallenj që ke patur mbrapa s’i ke më, se mos do u shkosh mbrapa."
 
“S’ka vepër penale SMS është fyes”

Mbrojtësi i të pandehurit Leo ose Klodian Porja në konkluzjonet e tij kërkoi deklarimin e pafajshëm për veprën penale që i atribuohet, duke pretenduar ndër të tjera se nga provat nuk vërtetohet fajësia e tij, por edhe sepse mjeti i përdorur, SMS e pretenduar se është dërguar prej tij në drejtim të kallëzuesit ka natyrë fyese dhe nuk mund të konsiderohet rrezik real për ardhjen e pasojes.

Nisur nga këto rrethana gjykata çmon se veprimet e të pandehurit Leo (Klodian) Porja nuk plotësojnë të gjithë elementët që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”, te kryer në drejtim të deputetit të Kuvendit te Shqipërisë Taulant Balla, por plotësojnë elementët e veprës penale të “Fyerjes”. Pavarësisht pushimit të dosjes, prokuroria e Tiranës tashmë ka apeluar vendimin dhe pritet që gjykata e Apelit të shprehet për këtë rast.
 
Kallëzimi
Në vendimin gjyqësor thuhet se mbi bazën e kallëzimit penal të datës 12 maj 2014 të shtetasit Taulant Balla, në cilësinë e posaçme dhe detyrën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Avokati
Mbrojtësi i të pandehurit Leo ose Klodian Porja në konkluzjonet e tij kërkoi deklarimin e pafajshëm sepse mjeti i përdorur, sms e pretenduar se është dërguar prej tij në drejtim të kallëzuesit ka natyrë fyese.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com