Stili Gangman i ka intriguar të gjithë duke bërë, që të përvetësohen si lëvizje në ambjente festash.

Edhe Zëvendës Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Clegg është tërhequr nga ylli korean i cili spikat për mimikën e këndshme dhe lëvizjet e alternuara.

Siç shihet edhe nga fotot krahasuese gjatë një fjalimi të mbajtur nga ai në një Konferencë në Brighton ka imituar disa herë lëvizjet e PSY, duke shpresuar të njëjtin sukses.

Mirëpo kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga fotografët të cilët i kanë kapur këto momente. Clegg nuk është i vetmi, që i pëlqen të huazojë lëvizjet e tij, këtë e kanë bërë më parë edhe artistë si Hugh Jackman, Heidi Klum, Britney Spears dhe Madonna.

gangman style deputeti




gangman style deputeti




gangman style deputetigangman style deputeti



(Fotot krahasuese)


(ad.ti/shqiptarja.com)