Deputeti Çollaku vendos kushte për protestën e Berishës: Do marr pjesë nëse nuk sulmohet SHBA dhe Yuri Kim! Të jetë në fokus çështja McGonigal

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha më 11 shkurt, por ka disa kushte. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku u shpreh se duhet të ndalen sulmet ndaj SHBA dhe ambasadores Yuri Kim dhe të kenë në fokus vetëm skandalin e McGonigal.

“Do të marr pjesë në çdo protestë kundër Edi Ramës. Po, konfirmoj që kam vullnetin të marr pjesë, por kam disa kushte të qarta për pjesëmarrjen time në një protestë të tillë. Duhet të ndalet në mënyrë të menjëhershme dhe absolute ëdo sulm e pabazuar ndaj SHBA dhe ambasadores nga çdo segment që e quan veten opozitë. Këto protesta nuk mund të përdoren si pjesë e luftës civile apo për t'i bërë presion gjykatave. Nuk mund të përdoren për krijimin e një partie të re, asaj të LSI të shndërruara në Parti të Lirisë duke dhënë platforma të pamerituara e duke para eksponentë të majtë me 2 gishta. Rithemelimi të shmangë këto 3 elementë. Çështja e McGonigal ka dëmtuar PD dhe nëse protesta fokusohet vetëm këtu, patjetër do të marr pjesë”, tha Çollaku.

Sa i përket fatit për vulën e PD, Çollaku u shpreh se vonesa ka krijuar shumë konfuzione, por shpreson që të lihet një datë dhe të përcaktohet njëherë e mirë legjitimiteti i Partisë Demokratike. Ndër të tjera, Çollaku shprehet se interpelanca që kërkon opozita me Edi Ramën është miniumi që mund të bëjë pasi pretendojnë se kryeministri ka bashkëpunuar me ish zyrtarin e FBI për të dëmtuar PD.

“Interpelanca me Edi Ramën është minimum që opozita mund të bëjë. McGonigal është vetëm një hap larg për tu akuzuar për spiunazh dhe tradhti ndaj SHBA. Kjo është gjëja më e rëndë. Nuk është vetëm një zyrtar i korruptuar. Ky personazh ka cënuar drejtpërdrejt sigurinë në SHBA dhe ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në qendër ndodhet kryeministri Edi Rama. Hetimi ndaj McGonigal bëhet në bazë të një dokumenti. Prej 5 vitesh është bërë hetim i plotë. Edhe shkrimi i Neë York Times phohet qartësisht se materialet për komplotin për të dëmtuar Lulzim Bashën kanë dalë nga zyra e Edi Ramës”, tha Çollaku.

Takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, janë përdorur si ‘arsenal’ sulmesh nga opozita, të cilët e kanë akuzuar në bllok atë se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. 

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës