Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar pas shkarkimi të Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjë të cilën thotë se e kishte paralajmëruar të hënën.
Ndërkohë Sula paralajmëron një tjetër vendim të qeverisë, zëvendësimin e kreut të SPAK, Arben Kraja.
“Kur cenohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar! E paralajmërova që ditën e hënë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje, por u dështoi kjo përpjekje. Ministri e priti një orë në zyrë të hënën, por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt ministri i Brendshëm duke e shkarkuar. Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj maxhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cenohen interesat e errëta të njerëzve të vetë.
Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.
Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra. Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorw”, shkruan Sula.
Lajmi kryesor:
REAGIMET/ Shkarkimi i Nanos, ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë! Meta: ‘Kokë turku’! Berisha: Viktimë e lidhjeve Rama-Çuçi
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha! Kreu i LZHK-së konfirmon negociatat mes 3 grupimeve: Brenda muajit e bëjmë zyrtare! (VIDEO)
17 Janar, 15:16
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32