Deputeti i PD jep alarmin: Krim ndaj kulturës, dokumentet e Arkivit po përfundojnë si 'patate'

Deputeti i PD jep alarmin: Krim ndaj kulturës, dokumentet e Arkivit po përfundojnë si 'patate'

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka vënë alarmin se po kryhet një krim ndaj kulturës, traditës, historisë dhe vlerave të vendit tonë. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shehu publikon një foto, ku sipas tij, janë dokumentet e Arkivit të Gjirokastrës që po përfundojnë si objekte pa vlerë. Në denoncimin e tij, ish-ministri shkruan se dokumentet me vlera të pa llogaritshme qindra-vjeçare kombëtare po largohen dhunshëm, të ngarkuar rëndom në kamionët e ushtrisë, të futur në disa thasë lecke, duke përfunduar si ‘patate’.


Postimi i deputetit të PD

Krim ndaj kultures, tradites, historise, vlerave, jo vetem te Gjirokastres. Fotoja tragjike e ketyre diteve qe shikoni, tregon se si po perfundojne si objekte pa vlere, te hedhura diku ne Durres, dokumentat e Arkivit te Gjirokastres.

Mbasi ai arkiv historik me vlera te pa llogaritshme qindra vjecare kombetare largohet « dhunshem » i ngarkuar rendom ne kamjona te ushtrise, i futur ne disa thase lecke, perfundon me keq se « patatet » ne ambjente jashte cdo rregulli konservimi e ruajtje. Me tej sipas « programit » keto pjese te historise do « te seleksionohen », ato « pa vlere » do te asgjesohen, te tjerat do te « burgosen » diku larg Gjirokastres.

Nje pyetje: Kush do jene ata qe do te vendosin per kete proces?! Kush tjeter pervec studiuesve te Gjirokastres, Universitetit te saj, mund te japin vleresime? Kjo po ndodh me shumicen e arkivave me vlere te Shqiperise, si te Gjirokastres, Shkodres, Korces, Beratit etj, per tju « dorrezuar nje kompanie private »!!

Kemi te bejme ketu me nje atentat ndaj asaj, qe eshte me e rendesishmja per nje komb- kujteses; kjo per pa pergjegjshmeri, te detyruar nga nje pale tjeter, per qellime tjetersimi, per korupsion, apo per te gjitha keto se bashku?!

Deri sa po ndermiret ky veprim arbitrar i largimi te Arkivave nga qytetet e perkatesise, ku ato duhet te qendrojne, te modernizohen e te shfrytezohen sa me gjere, cdo shkak e deduksion eshte i mundur. Dikush duhet t’i thote ndal kesaj barbarie, veprim qe dhe pushtuesit nuk e ndermoren nder shekuj!

Tritan Shehu, deputet i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja