Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me çështjen “Beleri” dhe mbëshetjen që po i jep grupi i Sali Berishës.  Ai shkruan në një postim në Facebook, se të rreshtohesh krah një “ushtari të Veiro Epirit” dhe duartrokitjet entuziaste ndaj deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri, vetëm për inat të Edi Ramës është naive.

Çollaku shton se dëmi që po i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që po i bëhet vendit.

''Rreshtimi në krah të një “ushtari të Vorio Epirit”, duartrokitjet entuziaste deklaratave bullizuese të liderëve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri.., vetëm për inat të Ed Ramës, është naiv. Dëmi që i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që i bëhet vendit, interesave shqiptare dhe të djathtës e opozitës duke e futur nën sqetullën vorioepirizmit !!!'', shkruan deputeti i PD.