Deputeti i prekur në Kuvend/ Propozon një minutë heshtje për tifozin e vogël të Partizanit: Isha i pranishëm natën e aksidentit (VD)

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i opozitës së re zbuloi se i ka dhënë ndihmën e parë Renis Muçës, 14-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë pavarësisht se u dërgua për kurim në Turqi. Valteri propozoi një minutë heshte në nderim të kujtimit të vogëlushit, ndërsa u shpreh se ikja e tij la pas vetëm dëshpërim.

"Pak ditë më parë një lajm i trishtë erdhi nga Turqia për Renisin 14-vjeçar që nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. I dhashë ndihmën e parë. Mbajmë një minutë heshtje. Zoti e deshi që të isha i pranishëm mbrëmjen e 17 korrikut pranë Renisit duke i dhënë ndihmën e parë e transportuar drejt spitalit nga i cili nuk arriti të dilte kurrë i gjallë. Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse e nxorrën nga reanimacioni se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të.

Ikja e tij na la pas vetëm dëshpërim. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre. Në këtë vend nuk të lejojnë të jesh i lumtur. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot", u shpreh Valteri.

Renis Muça

Renis Muça ishte në koma prej disa muajsh por nuk ka mundur të japë shenja jete, por ndërroi jete pak ditë më parë. Kjo ngjarje e rëndë theu të gjitha ndasitë mes tifozëve, pasi vogëlushi Muça ishte tifoz i Partizanit. 

 


Lajmi kryesor:

Deputetët 'qajnë' hallet e popullit, Gjoni-PS-së: Ndryshojmë sistemin dhe po patët këllqe futemi në zgjedhje në pranverë (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën