Deputeti konservator reagon ashpër ndaj qeverisë së Sunak për emigracionin: Janë një tufë arrogantësh të neveritshëm! Nuk bëjnë dot asgjë

Deputeti konservator reagon ashpër ndaj qeverisë së Sunak për emigracionin: Janë një tufë arrogantësh të neveritshëm! Nuk bëjnë dot asgjë

Rishi Sunak

BRITANI - Një deputet konservator ka reaguar ashpër ndaj Rishi Sunak dhe  Suella Braverman, duke i quajtur ato një "tufë arrogantësh të neveritshëm". Deputetja kritikoi qasjen e qeverisë për trajtimin e emigracionit duke pretenduar se sekretarja e brendshme s’bën asgjë tjetër përveç premtimeve boshe.

Kjo vjen një ditë pasi qeveria zbuloi një anije të madhe e cila do të përdoret për të strehuar qindra emigrantë në Dorset.

Anija trekatëshe, e cila do të përdoret për të lehtësuar presionin mbi hotelet, mund të strehojë 506 emigrantë në 222 dhoma gjumi, me një kosto të raportuar prej 20,000 paund në ditë. Përdorimi i hoteleve për strehimin e emigrantëve aktualisht po i kushton taksapaguesve 6 milionë paund në ditë.

Deputeti tha për Daily Express: "Suella thjesht po ia hedh problemet e saj komuniteteve lokale. Ajo ka premtuar shumë dhe nuk ka bërë asgjë. Ajo nuk mund t'i ndalë gomonet dhe është në panik. Në thelb ka bërë të gjitha llojet e premtimeve të kota dhe tani po i hedh problemet e saj mbi komunitetet lokale gjë që po shkakton trazira sociale dhe shqetësime sociale."

Teksa Britania është fokusuar në çështjen e emigrimit, ka patur edhe një debat të madh për shqiptarët që zgjedhin të shkojnë për një jetë më të mirë në Britaninë e Madhe ku futen në mënyrë ilegale me gomone apo kamionë. Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman, nxiti reagim të ashpër pasi i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. 

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninën e Madhe, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak. "Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë" ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni