Deputeti Lavdrim Krashi shpjegon ndryshimet: E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi! Jemi afër zgjedhjeve, duhet rinovuar ekipi

Tirane- Ndryshimet në qeveri të bëra me dije sot nga kryeministri Rama në Kongresin e PS surprizuan jo pak.

Për të folur më tej lidhur me Kongresin e PS-së ishte i ftuar në Report Tv, deputeti socialist Lavdrim Krashi. Deputeti theksoi për Nertil Agalliun se tema kryesore sot në Kongres nuk ishin emrat që u ndryshuan.

'Natyrisht që Kongresi fokusoheni tek ndryshimet në kabinet tek emrat e rinj dhe të vjetër. Ky ishte Kongres i PS. Jemi shumë afër zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Qëllimi atje ishte për gjëra krejt të tjera. Në fjalën e kryeministrin, çështja e ndryshimit të emrave zuri vend të vogël. PS shkon në 2025 e organizuar, e bindur por jo në vetëkënaqësi. Jemi 3 mandate, janë bërë punë shumë të mira. Reforma të thella. Por ka akoma punë për të bërë. Vlerësoj se PS dhe Edi Rama ka energji për të ofruar vendin. Duke patur PS si shumicë, dhe Ramën si kryeministër për 4 vitet e ardhshme.'

Sipas Krashit në Kongres u shpalos plani për mandatin e katërt.

'Jo pa qëllim, janë përgjegjësi i kryetarit të partisë për të zgjedhur ata persona që janë më të aftë jo vetëm nga pikëpamja akademike, për të realizuar planin politik të PS për këtë periudhë, por për të hedhur dhe bazat për mandatin e katërt.'

Më tej, duke komentuar ndryshimet në qeveri deputeti shton se duhet parë përtej emrave pasi askush nuk është i përjetshëm, as ministrat dhe as kryeministri.

'Kryeministri ka detyrimin kushtetuese për te pasur ekip qeveritar. Ai është personi përgjegjës përpara votuesve shqiptarë. Përfaqëson një qeveri për të gjithë qytetarët shqiptarë. Është detyrim i tij. Këtu në Shqipëri jemi mësuar, vlerësohet shumë ajo që quhet qëndrueshmëria. Për mua është më e rëndësishme që qeveria të jetë përfaqësim dinjitoz i asaj partie që votuesi i ka besuar përgjegjësinë për të votuar atë alternativë, se çfarë ofrojmë ne për 4 vitet e ardhshme. Duhet të shikoj përtej emrave.

E rëndësishme se ka një ekip, në ekipin qeverisë nuk ka vend për të gjithë deputetët e PS. Në Shqipëri nuk konsiderohet një zhvillim normal. Një pjesë e qeverisë vjen nga jashtë politikës. Duhet të kemi një qeveri ku njerëzit të ndjehen të përfaqësuar. Çdo ministër, çdo shërbëtor publik është kalimtar. Për secilin prej nesh ka 10, 100 persona të tjerë që mund të jenë më të aftë, që do t’ju jepet mundësia.'

Problem për Krashin është rënia në vetëkënaqësi dhe kjo falë situatës jo të favorshme të opozitës, prandaj ndryshime të tilla duhen bërë.

'Do ishte gabim nëse do kalonim në një situatë vetëkënaqësie. Nuk po e lejojmë dhe lëvizje të tilla si nga kryetari dhe gjithë kongresi. Përtej këtyre ndryshimeve Kongresi, ne zgjedhim Asamblenë Kombëtare të PS, e cila do vendos Kryesinë e PS. Jemi parti dinamike ku secili prej nesh pavarësisht pozicionit, për të atraktuar sa më shumë që të votojnë për Partinë Socialiste. E rëndësishme që secili prej nesh ka përgjegjësi për të siguruar një mandat të katërt të PS për qeverisjen e vendit. E rëndësishme që ndryshime mes këtyre viteve janë shumë më të mëdha.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 29/07/2024 08:43

    E mer krrash ,e ke te stampuar ne surrat servilizmin,injorancen,fshatarin ,sado qe ke qene ne angli dhe tani ne tirane te duhet te heqesh shtate lekure te behesh njeri .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë