Deputeti opozitar: Do të nxjerr informacionet për pasurinë e Metës, bojkot Reformës Zgjedhore, të ikë Gjiknuri

Deputeti opozitar, Halit Valteri i njohur për kritikat kundër Presidentit Ilir Meta në seancën e së enjtes, ka shkuar më tej, teksa ka deklaruar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv, të drejtuar nga Denis Minga se ditën e hënë do t'u drejtojë një kërkesë të gjitha institucioneve për informacion si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit nga viti 1990.

"Ilir Meta e ka humbur të drejtën që të jetë Presidenti i shqiptarëve, pasi bashkë me bashkëshorten drejton opozitën. Ka një krizë personale, të politikanëve, që për ego personale e kanë futur vendin në një çark. Presidenti ka shkelur Kushtetutën, do i analizojmë faktet dhe do ia çojmë Kushtetueses. Mendoj që të hënën nis punën komisioni. Që të hënën do i drejtoj një letër cdo institucioni, si ka ndryshuar pasuria e Ilir Metës dhe familjes së tij që nga viti 1990.

Do të bëj kërkesë, pasi jam deputet dhe e kam të drejtë ligjore, do ua pasqyroj me fakte dhe shifra shqiptarëve. Kush janë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara, se shqiptarët i dinë. Vota ime është pro shkarkimit të Presidentit. Do të bashkoj votat me shumicën cdo herë që është në të mirë të shqiptarëve" tha ai.

Por cfarë mendon ai për dekretin e Metës për 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh lokale? "Kjo që thotë ai për tre palë zgjedhje në 13 Tetor më duket si PPP-të e Ramës. Ai mund të caktojë edhe datën e zgjedhjeve edhe në 33 Tetor. Në 13 Tetor do të jetë gara mes Metës dhe Monikës për kryetar të LSI-së". Të enjten, opozita e re i kërkoi Damian Gjiknurit që të largohet nga bashkë-drejtimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi i doli emri në përgjimet e Dibrës, të njohur si dosja 184.

Halit Valteri u shpreh në studion e emisionit '45 Minuta' se Gjiknuri është drejt largimit për cështje ditësh nga drejtimi i komisionit, ndërsa shtoi se pa ikur ai, opozita e re nuk shkon. "Gjiknuri zëre se është larguar nga ai komision, cështje ditësh. Që nga dita që kemi bërë ne deklaratën, komisioni nuk është mbledhur asnjëherë, për shkak se palët duhet të gjejnë gjuhën për të sjellë një njeri të papërlyer. Grupi parlamentar demokrat ka katër anëtarë në komision dhe ata nuk shkojnë deri sa të plotësohet kërkesa jonë, largimi i Gjiknurit" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 10/07/2019 06:39

    Hallall mor cun.Keshtu si ky presidenti leshko Jan 70 % e politikaneve tan. Kan vjdh kete vend deri ne shkaterrim. Keta antishqiptare. Me e keqja as sduan tja din. U duket sikur esht bejliku i tyre.

    Përgjigju
  • Syri: 09/07/2019 16:38

    Ilir Meta mund te kete shume mekate si te gjithe politikatet pa asnje perjashtim ne vendin tone te ndritur nga politika tash e 30 vjet, POR ske stature ti o fytyre talebani te hysh ne mes te kesaj sherrnaje e te behesh interlokutor, e te na i besh zemren mal me keto palo dalje tuat ne TV E para : Meso te veshesh kostumin, dhe te mbash qendrimin kur je me kostum. E dyta: Meso te artikulohesh dhe pasuro fjalorin me fjalet e duhura televizive, pra ka nje fjalor me te perzgjedhur kur del e flet TV sesa kur pi kafe me lacat e lagjes. E treta Mos dil me se je turpi i botes, ose me sakte turpi e faqja e zeze e atij qe te futi ne lista ty o analfabet. Ti je turpi i LYLZIM BASHES, se po te jete per popullin e ndershem, puntor e intelektual, me ty nuk shpenzojne as 5 sekonda nga 24-oreshi i dites. Fati mjeran qe per shkak te Lylzimit te shikojne ty sot TV! TMERR!

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 09/07/2019 23:31

      Me pelqen ideja e transparences se pasurise se Ilir Metes. Ndoshta populli do marre vesh e informohet me gjere dhe mund te kerkoje te shikoje pasurite e Berishes, Rames, Mediut, Vasilit e shume te tjereve.

    • loshi: 09/07/2019 17:23

      Dukesh qe je Zari Metes, po ti si shqiptar i ndershem pse nuk denoncon por vazhdon lepin kocken e Metes dhe shitesh per 5 leke dhe hedh balte per kete zoteri qe te pakten mire ose keq po ja thote ne fytyre qe eshte i korruptuar, nje frikacak si ty zoteri nuk mund te paragjykoj kete deputet te ri qe te pakten do te ndryshoj dicka.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur