Deputeti opozitës vlerëson gazetarët: Ti që rri nga divani, nuk kupton dot sakrificën e tyre në terren

Deputeti opozitës vlerëson gazetarët: Ti që rri nga divani, nuk kupton dot sakrificën e tyre në terren

Deputeti i opozitës Andi Përmeti ka bërë një falenderim publik për gazetaret e terrenit, të cilët në këto ditë të vështira vazhdojnë misionin e tyre për të raportuar situatën për koronavirusin. Sipas deputetit Përmeti, gazetarët janë ata që më së shumti po rrezikojnë, duke sjellë të gjitha informacionet te njerëzit.

Postimi i plotë

Gazetaret e terrenit dhe ti.

(Një falenderim publik)

Sot, në këto ditë të vështira ti rri në shtëpi para televizorit dhe pret të informohesh:

-Sa shkoi numri i personave pozitiv me CoVid?

- A ka persona pozitiv në qytetin tënd?

-Kush shkoi te infektivi me ambulancë?

-Dyshohet se është nga Korça apo nga Durrësi?

-Ne kë lagje banon personi i diagnostikuar me CoVid?

Dhe shumë pyetje të ngjashme me të cilat ti do të qetësohesh shpirtin duke shpresuar që Covid është sa më larg teje dhe të afërmve të tu.

Ti rri ulur, ngrohtë, me një kafe në dore dhe pret të informohesh. Ti pret dhe shpesh akuzon, shpesh anatemon, shpesh përflet lajmin, shpesh i bashkohesh politikës arrogante duke i quajtur kazan, por prapë ti pret dhe pret me sy e vesh nga ata. Po po, nga ata, gazetarët e terrenit, të cilët me durim, kurajo, vetëmohim, qëndrojnë në vijën e parë të informimit në ditët më të vështira që ka njohur bota në dekada.

Ata janë aty, përditë, për ty. Jo në studiot e ngrohta, as në poltronet e rehatshme dhe as në komunikimet me lidhje skype. Ata qëndrojnë në rrugë, në këmbë, në shi dhe në diell, ditën dhe natën. Ata nuk bëjnë editoriale që ti, që merresh me politikë të pëlqejnë vetëm kur të lavdërojnë krahun tënd politik. Ata nuk japin opinione studiove, ku ti shan ata që mbrojnë kundërshtarin tënd politik dhe vlerëson vetëm ata që mbrojnë partinë tënde. Ata nuk flasin për ata që jetën e kanë të lidhur me politikën dhe presin përditë argumentin banal, të parealizueshme kurrë ,se kur ikën një palë e kur vjen pala tjetër. Ata thjesht sjellin lajmin.

Këto ditë ata janë në betejë me CoVid-19 për të të informuar ty që luftën e bën nga divani. Ata qëndrojnë një metër larg çdo personi që intervistojnë, një metër larg çdo individi potencialisht mbartës. Kur virusi u shfaq në Shqipëri, ata qëndruan në dogana, ata qëndruan në aeroport për të sjellë lajmin e parë te ti. Sot, ata qëndrojnë pranë Infektivit, ata qëndrojnë pranë qendrave shëndetësore, ata qëndrojnë ku është lajmi, pavarësisht rrezikut. Ata, po si ti që rri në divan, kanë fëmijë, prindër, gjyshër të cilët duhet t'i takojnë përditë, mbasi po atë dite kanë rrezikuar për të të informuar ty dhe gjithë Shqipërinë. Prandaj sot para televizorit duke pritur pikërisht lajmet e sjella nga ata, ti, unë dhe të gjithë i detyrohemi një faleminderit.

Faleminderit për çdo lajm që na sillni përditë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TV+RADIO: 27/03/2020 20:44

    Rrespekt ne max.

    Përgjigju
  • Elbasan: 27/03/2020 20:00

    Faleminderit! Zoti ju falte shendet. Perqafime nga gjithe shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve