Deputeti Shehu s'njeh Bardhin si kreun e ri të grupit parlamentar të PD: Ishin vetëm 19 nga 52 anëtarë, të mblidhemi të gjithë! Babaramo: Ngërçi merr fund me bashkim

Deputeti demokrat Tritan Shehu nuk e njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD me argumentin se janë 52 anëtarë dhe nuk ka marrë as gjysmën e votave. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetaren Besmira Pelushaj, Shehu u shpreh se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është që të mblidhet i gjithë grupi i dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë diferencim.

Për takimet e kolegëve demokratë që vendosën zëvendësimin e Aliibeajt me emrin e Bardhit thotë se bëjnë këto veprime prej komandave të Ramës dhe që s’bëjnë gjë tjetër veçse përçajnë opozitën.

“Grupi parlamentar i PD ka 52 anëtarë. Si mund të zgjidhet një njeri me 19 anëtarë? Të gjitha janë lojëra, absurditete të papajtueshme me realitetin. Kam kërkuar që të bëhet një mbledhje, takim i përgjithshëm i të gjithë deputetëve siç kanë dalë në zgjedhjet e 2021, të ulemi mes nesh nëse ka kohezion por zgjidhja nuk bëhet duke u mbledhur në skute të vogla, jo kanë votuar me email e whatsapp. Unë kam kërkuar dhe mendoj që është gjëja më racionale e i bëj thirrje miqve që të mblidhemi të gjithë.  Askush s’ka të drejtë të fusë shkopa nën rrota. Këtu është çështja. Të tjerat janë në linjën e përçarjes, të dëshirës për të krijuar mikro grupe.

Çfarë do bëjmë në të ardhmen? Do vijojmë të bëjmë opozitë, ti bëjmë thirrje kolegëve që të mblidhemi së bashku, të lëmë mënjanën sakrificat që askush nuk i merr me seriozitet. Pra hajde të biem dakord e të shohim pikat e përbashkëta që kemi. Do zbatohet statuti siç tha Berisha. Më duket sikur ky regjim njeh vetëm gjuhën e revoltës, të presionit”, tha Shehu.

Sa i përket akuzave për manipulim të votave, Shehu thotë se të njëjtën gjë bëri Berisha edhe në vitin 2021 ndaj pretendon se përmes fakteve do arrijnë që të faktojnë gjithçka.

Ndërsa gazetari Ilir Babaramo shprehet se mbledhja ishte kundër produktive. Sipas tij, zgjidhja e këtij ngërçi brenda opozitës vjen nëse shohin se ka më shumë gjëra që i bashkojnë se sa i ndajnë.

“Për mua është mbledhje kundër produktive. Nuk presim ndonjë surprizë nga Berisha se u certifikua si drejtuesi i PD në këto zgjedhje dhe nuk është ai shqetësimi kryesor i opozitës. Kush vjedh vota? Kur shihen që drejtuesit e partive politike shiten, edhe ai që është në kufijtë e mbijetesës do tundohet.

Kam përshtypjen se edhe kjo vjersha që duhet të bashkohemi, gjasat tregojnë se kemi të bëjmë me 2 realitete të ndryshme të cilat në rastin më të mirë mund të bashkëpunojnë për të ndryshuar kodin zgjedhor. Çfarë do bëjë kjo opozitë me 2 koka? Duhet të shohë se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë. Shifrat tregojnë se po bëhet gjithmonë  e më e vështirë, gati e pamundur që kjo qeverisje të largohet”, tha Babaramo.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 19/05/2023 22:52

    Dezertori numer nje dhe shkaterruesi i partis demokratike explar ne llojin e vet Gazmend Bardhi! Skandali me i madh ai te behet kryetar i partis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni