Deputeti socialist: Reforma në drejtësi 'fëmija' i PS-së! Por a do t'i godasë 'prindërit'? E kemi hequr nga graviteti

Platforma e Presidentit Ilir Meta me 14 pika, kryesoret me qëllim ndërhyrjen në reformën në drejtësi dhe deklaratat e ambasadores amerikane se dikush po tenton ta vrasë këtë reformë rikthyen edhe njëherë debatin në politikën shqiptare. Deputeti Ervin Bushati u shpreh në Report Tv  i prerë se çdo insinuatë tjetër se çfarë mund të ndryshojë, apo kompromentojë reformën në drejtësi është e dënueshme dhe nuk do të mbështetet nga PS-ja. Ai tha se reforma në drejtësi është 'fëmija' i PS-së.

"Unë di që investimi më i madh i kësaj shumice me partnerët, SHBA-BE ka qenë reforma në drejtësi dhe në cdo deklaratë të shumicës, reforma në drejtësi vazhdon që të jetë e paprekur. Cdo insinuatë tjetër se cfarë mund të ndryshojë, apo kompromentojë reformën në drejtësi është e dënueshme dhe nuk do të mbështetet nga PS-ja. PS-ja është aksionerja kryesore e reformës në drejtësi, ka qenë një reformë që ne e kemi nisur, është 'fëmija' ynë le të themi, reforma në drejtësi, ka ardhur me dhimbjet e veta, do kohë sa të rritet edhe ky 'fëmijë', por frytet do i shkojmë shumë shpejt.

Por cfarë ndodh nëse ky fëmijë nesër do të godasë 'prindërit' e tij? "Reforma në drejtësi ka qenë dhe është një kërkesë jo vetëm e faktorit ndërkombëtar por është një ëndërr e shqiptarëve, ne nuk marrim anë, ka qenë vullneti ynë për ta lënë në dorën e drejtësisë të bëhet drejtësia, ne e kemi hequr nga gravideti, nuk kemi më kontroll, ndoshta edhe disa procese prandaj po zgjaten. Po zgjaten por nuk mund të ndryshohen, nuk mund ta ndalojë asnjë forcë politike".

Por amerikanët duhet të ketë ndonjë informacion që kërkojnë që të lihen lojërat politike dhe pazaret? "PS-ja nuk ka si bën lojëra, pasi ka qenë vullneti i PS-së për ta pasur, dhe nuk është lëkundur për reformën në drejtësi pavarësisht shtyrjeve nga opozita, bojkot dhe molotov, apo edhe me vonesa. Opozita ka qenë negative dhe kundërshtuar 100% cdo iniciativë të kësaj shumice. Ka vendosur që të thotë jo për gjithcka. Nuk është alternativë, por forcë negative" tha ai.


Lajmi kryesor:

Pas shmangies së verës, Bushati 'dekonspiron' marrëveshjen tjetër mes palëve: Zgjedhjet, jo më të dielën, por të mërkurën


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë