TIRANE-Pasi u vendos që zgjedhjet të mos zhvillohen më në verë, pritet që të bjerë edhe tradita e së dielës. Deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh në një intervistë për gazetarin në Report Tv se zgjedhjet në Shqipëri mund të mos bëhen më të dielën sikur ka ndodhur më parë, por në ditët e tjera të javës. Ai tha gjithçka është në diskutim.
"Tani e para është gjithcka në diskutim, sistemi amerikan që unë jam partizan e ka ditë të mërkurë, që nuk është ditë pushimi, por e dedikuar ndaj votimit, kjo duhet të rrisë edhe pjesëmarrjen në votime, nuk ndërpret edhe fundjavën e qytetarëve nëse e kanë kaq problem që të shkojnë me pushime apo plazhe, pra është edhe ajo në diskutim.
Për mendimin tim nuk do të kishte asgjë të keqe. E dyta njerëzit votojnë pranë shtëpisë me reformën territoriale dhe elektorale, sot qendrat e votimit janë nën 1 mijë votues, me pjesëmarrjen që kemi 52%, 500 veta në një qendër votimi, votimet mbarojnë në orën 13:00 në 95% të rasteve, si e kemi parë nga praktika dhe njerëzit e kanë 100-200 metra larg" tha ai.
Kur duhen edhe 4 ditë nga mbyllja e afatit për Reformën Zgjedhore, Bushati u shpreh se PS-ja është gati që të ulet me opozitën për Reformën Zgjedhore, por edhe atë në Drejtësi, që ditët e fundit rikthehu një stuhi pas platformës së Presidentit Ilir Meta me 14 pika me qëllim ndërhyrjen te drejtësia e re.
"Jemi hapur për dialog. Rrugën e kemi të qartë. Reforma në drejtësi dhe elektorale janë yjet që na orientojnë drejt Europës, patjetër që do të flasim me opozitën për gjithcka, por qëndrimet me kushte do i evitojmë dhe nuk mund të jemi në funksion të dëshirave të ndryshuara të cdo partie politike, brenda apo jashtë parlamentit".
Por a do të bëjë PS-ja lëshime për depolitizimin e administratës zgjedhore, pasi PD-ja kërkon një sistem miks? "Duhet të dimë që me marrëveshjen e 2017 klima politike ka qenë shumë më e qetë nuk ka pasur incidente është ulur shumë tensioni, u ndaluan një sërë veprimtarisë qoftë nga parullat në rrugë. Ne kemi cdo predispozitë për zgjedhje të qeta, pasi PS-ja ka qenë pre elektorale, prandaj jemi për depolitizim sa më të mundshëm të procesit, sa më pak politike" tha ai.
Platforma e Presidentit Ilir Meta me 14 pika, kryesoret me qëllim ndërhyrjen në reformën në drejtësi dhe deklaratat e ambasadores amerikane se dikush po tenton ta vrasë këtë reformë rikthyen edhe njëherë debatin në politikën shqiptare. Deputeti Ervin Bushati u shpreh në Report Tv i prerë se çdo insinuatë tjetër se çfarë mund të ndryshojë, apo kompromentojë reformën në drejtësi është e dënueshme dhe nuk do të mbështetet nga PS-ja. Ai tha se reforma në drejtësi është 'fëmija' i PS-së.
"Unë di që investimi më i madh i kësaj shumice me partnerët, SHBA-BE ka qenë reforma në drejtësi dhe në cdo deklaratë të shumicës, reforma në drejtësi vazhdon që të jetë e paprekur. Cdo insinuatë tjetër se cfarë mund të ndryshojë, apo kompromentojë reformën në drejtësi është e dënueshme dhe nuk do të mbështetet nga PS-ja. PS-ja është aksionerja kryesore e reformës në drejtësi, ka qenë një reformë që ne e kemi nisur, është 'fëmija' ynë le të themi, reforma në drejtësi, ka ardhur me dhimbjet e veta, do kohë sa të rritet edhe ky 'fëmijë', por frytet do i shkojmë shumë shpejt.
Por cfarë ndodh nëse ky fëmijë nesër do të godasë 'prindërit' e tij? "Reforma në drejtësi ka qenë dhe është një kërkesë jo vetëm e faktorit ndërkombëtar por është një ëndërr e shqiptarëve, ne nuk marrim anë, ka qenë vullneti ynë për ta lënë në dorën e drejtësisë të bëhet drejtësia, ne e kemi hequr nga gravideti, nuk kemi më kontroll, ndoshta edhe disa procese prandaj po zgjaten. Po zgjaten por nuk mund të ndryshohen, nuk mund ta ndalojë asnjë forcë politike".
Por amerikanët duhet të ketë ndonjë informacion që kërkojnë që të lihen lojërat politike dhe pazaret? "PS-ja nuk ka si bën lojëra, pasi ka qenë vullneti i PS-së për ta pasur, dhe nuk është lëkundur për reformën në drejtësi pavarësisht shtyrjeve nga opozita, bojkot dhe molotov, apo edhe me vonesa. Opozita ka qenë negative dhe kundërshtuar 100% cdo iniciativë të kësaj shumice. Ka vendosur që të thotë jo për gjithcka. Nuk është alternativë, por forcë negative" tha ai.
Zefi, Amerika i mban zgjedhjet te marten, jo te merkuren
PërgjigjuO lere marveshje te medha fort. Po keto jane budalleqe qe na i shesin si arritje Ndryshimi sistemit. Ku deputetet zgjidhen nga populli. Numerimi elektronik. Kalimi ne vetting i cdo kandidati per deputet qe perzgjidhet. Dhe zgjedhja e presidentit nga populli. Keto jane pikat qe duhet te arrihen. Te tjerat jane bojra per ti hedhur hi syve popullit.
Përgjigju