Deputetja e PS-së kundër të vegjëlve për ndryshimin e sistemit zgjedhor: Ja përse ky është më i mirë

Deputetja e PS-së kundër të vegjëlve për ndryshimin e sistemit zgjedhor: Ja përse ky është më i mirë

1568992163_felajermonela.jpg
Partitë e vogla kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor aktual, që është proporcional rajonal i ndarë në bazë qarku duke kërkuar lista të hapura dhe sistem mazhoritar. Por fati i sistemit është në dorë të partive të mëdha, pavarësisht kërkesave të aleatëve të vegjël të cdo partie të madhe.

E ftuar në emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj thotë se sistemi aktual ka shumë avantazhe duke u pozicionuar kundër ndryshimit.

"Atë sistem që thonë sot partitë e vogla e kemi provuar. Fakti që e kemi provuar atë dhe këtë, bashkuar edhe eksperiencën e vendeve të tjera. Asnjë nuk ka vetëm avantazhe, por edhe disavantazhe dhe këto të do të ishte mirë që të korrigjoheshin.

Sistemi që kem mundësoi futjen e të rinjve në politike, u dha mundësi përfaqësimit të grave në politikë. I kemi marrë avantazhe këtij sistemi. Nëse do të diskutojmë për ta ndryshuar, kjo nuk ka për të qenë diskutim unë e dua dhe unë nuk e dua, por i ballafaqimit të avantazheve që sjell" tha Felaj.  


Lajmi kryesor:

Deputetja e PS-së: Tahirit i përfundoi karriera politike, me dënimin e kap dekriminalizimi


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg