Zhupa kërkesë institucioneve të albanologjisë, historisë dhe arkeologjisë: Flisni për leksionet antishqiptare të Richard Hodges

Zhupa kërkesë  institucioneve të albanologjisë, historisë dhe arkeologjisë: Flisni për leksionet antishqiptare të Richard Hodges

Ina Zhupa

Deputetja e PD, Ina Zhupa vijon të merret me çështjen e Butrintit. Ditën e sotme i ka bërë kërkesë zyrtare institucioneve të albanologjisë, historisë dhe arkeologjisë. Sipas saj, deklaratat e ekspertit Richard Hodges kërkojnë të mohojnë, fyejnë dhe injorojnë historinë, vlerat dhe trashëgiminë e popullit shqiptar. Hodges është anëtari i pestë i fondacioni për menaxhimin e Butrintit.

"Koha të flisni zyrtarisht dhe publikisht për leksionet antishqiptare që Richard Hodges, drejtues i koncensionit të Butrintit, mban nëpër universitete dhe shkruan në “artikuj shkencor”. Ju kam dërguar kërkesë zyrtare 3 institucioneve, të albanologjisë, së historisë dhe të arkeologjisë pasi që gjykoj se është e drejtë dhe detyrim i instituteve shkencore shqiptare që t’u japin një përgjigje zyrtare deklaratave të atilla të Richard Hodges që kërkojnë të mohojnë, fyejnë dhe injorojnë historinë, vlerat dhe trashëgiminë e popullit shqiptar", shkroi Zhupa.

Sipas saj, kjo duhet të bëhet në respekt të punës profesionale të bërë nga historianët dhe arkeologët shqiptarë ndër vite, disa prej akademikëve më të shquar, si dhe kontributin e kujtdo tjetër, si Eqerem Cabej, Aleks Buda, Hasan Ceka, Selim Islami, Hena Spahiu, Neritan Ceka, Apollon Bace, Etleva Nallbani etj. Sipas Zhupës, Hodges ka mbajtur qëndrime anti-shqiptare që i cilëson shqetësuese sepse sipas saj vënë në dyshim trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

"Qëndrimet anti-shqiptare dhe anti-kombëtare të mbajtura nga Richard Hodges janë mjaft shqetësuese, pasi ato vënë në dyshim prejardhjen e popullit tonë, ekzistencën e shtetit shqiptar, historinë dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Aq më tepër, këto deklarata të bëra nga një person, i ngarkuar dhe i paguar për detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, të mishëruar par excellence në Parkun Kombëtar të Butrintit, përbëjnë një skandal të rëndë që meriton një përgjigje të menjëhershme nga institucionet shqiptare, veçanërisht institutet me dije dhe ekspertizë të posaçme në fushën e historisë, arkeologjisë dhe trashëgimisë", shkruan Zhupa.

Ndër të tjera thotë se kërkon nga juaj mbajtjen e një qëndrimi zyrtar me shkrim lidhur me:

  • (I) bazueshmërinë shkencore të deklarimeve të Z. Hodges;
  • (II) përshtatshmërinë profesionale të këtij personi për mbajtjen e detyrës së anëtarit të Bordit të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit;
  • (III) rekomandimet tuaja lidhur me reagimin institucional që duhet të mbajë Ministria e Kulturës, Kuvendi i Shqipërisë etj. ndaj këtyre deklaratave", shkruan Zhupa. 

Kujtojmë se mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. 


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 02/08/2022 15:02

    He pra pse sflasin historianet dhe ta kundershtojne kete qe thote kjo. Po ketu ska as historian as patriot. Ketu Jane njerez vemje qe shiten per 2 lek…plehra

    Përgjigju
  • Tata: 02/08/2022 14:36

    Hahahaha,as sot se dine historine shqiptaret vete jo me ky ne 2008,apo su moren qeverite me kete pune,hahahaha. Kapen pas bishtit te miut per te arritur ne olimp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja