Deputetja e PD, Ina Zhupa i thekson sërish ministres së Kulturës se hoqi parkun e Butrintit si zonë e mbrojtur dhe ngriti pyetjen përse nuk pati konkurs për privatin. Sipas saj, interesi nuk ështe te Butrinit, por biznesi që vjen nga Butrinti.
“Iku ministrja e Turizmit se do i dilte emri dhe asaj sepse është Kumbarja e këtij ndërtimi. Kjo është filozofia që të ndani atë që nuk ndahet në dy pjesë. Këtë nuk e mohoni. Tregojani dhe Kumbaros. Si ka mundësi që planin e menaxhimit të Butrintit të njëjtët njerëz që morën fondacionin e Butrintit. Si ka mundësi që kjo ministria e Kulturës që të menaxhojë sitin që garanton 1 mln dollarë. Si ka mundësi që këta që marrin fondacionin, janë ata që bëjnë ligjin për trashëgiminë kulturore.
Keni zgjedhur dhe moton e Vegasit. Çfarë ndodh në Butrint, mbetet në Butrint dhe nuk dihet se çfarë ndodh. Ti ke qenë personi që ke mbrojtur heqjen si zonë e mbrojtur të parkut të Butrintit. Mungesa totale e transparencës e ka shoqëruar këtë koncesion që nga dita e parë e deri më sot. Asgjë nuk është bërë në zbatim të ligjit. Si ka mundësi që planin e menaxhimit e bëjnë të njëjtit njerëz që morën fondacionin? A ka konflikt interesi këtu? A ka njeri që e mohon këtë konflikt interesi dhe e cilëson si çështje normale? A ka njeri që mendon që nëse do ia jepnim një privati, të hapnim një konkurs se mbase do kishte fondacione shumë më prestigjoze? Por jo, sepse gjithçka është e paracaktuar me lidhje klienteliste sepse interesi nuk është Butrinti, por paratë dhe biznesi që vjen nga Butrinti”, tha Zhupa.
Lajmi kryesor:
Parlament, interpelancë për Butrintin, Zhupa: Do ndërtoni resort, pse s'e jepni me koncesion dhe Ministrinë e Kulturës? Margariti: Nuk do ketë asnjë ndërtim
/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor, 12:26
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor, 10:42
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor, 20:55
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor, 10:46
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34