Revista gjermane “Der Spiegel” ka arritur të sigurojë dosjet sekrete të një ish-oficeri irakian, që ishte koka e krjimit të Shtetit Islamik në Siri dhe që humbi jetën në janar të vitit 2014.
Ato portretizojnë një organizatë, e cila ndërsa në pamje të parë duket se nxitet nga fanatizmi fetar, në të vërtetë bën llogaritje shumë gjakftohta. Dhe, duke ndjekur “parimet” që i lexon tek George Orwelli, ka krijuar një strukturë të ngjashme me STASI-n e Gjermanisë Lindore.
"Der Spigel" shkruan se Samir Abd Muhammad Al-Khlifavi ishte emri i vërtetë i irakianit, por askush nuk e njihte me këtë emër. Edhe pseudonimi i tij më i njohur, Haxhi Bekri, nuk ishte i njohur gjerësisht. Por kjo ishte pikërisht pjesë e planit. Ish-koloneli në shërbimin e inteligjencës së forcave ajrore të mbrojtjes të Sadam Hyseinit, tërhoqi në fshehtësi fijet tek ISIS-i, për vite me rradhë.
Ish-anëtarët e grupit e patën përmendur në mënyrë të përsëritur si një nga figurat e tij kryesore. Megjithatë, nuk ishte e qartë se cili ishte saktësisht roli i tij. Por kur arkitekti i Shtetit Islamik vdiq, ai la pas diçka që kishte për qëllim ta mbante rreptësisht të fshehtë: projektin për këtë shtet. Kjo është një dosje e plotë e shkruar me dorë nga listat organizative, rekruktimet, shantazhi, vrasjet, të cilat përshkruajnë si një vend mund të nënshtrohet gradualisht.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com