Dramë deri në limite, Tirana dhe Partizani barazojnë 0-0 në derbin e 176-të! Qirko priti penallti në minutën e 90+7

TIRANË - Për të dytën ndeshje radhazi, Tirana dhe Partizani kanë barazuar 0-0 në derbin e kryeqytetit, i 176-ti në historinë mes dy skuadrave. Këtë të diel në "Air Albania" skuadrat nuk mundën sërish të gjenin golat, me VAR dhe portierët që ishin protagonistë në javën e 15-të të Superligës.

Ndeshja nisi në atmosferën e zjarrtë në afro 11 mijë tifozëve. Ishte Tirana që provoi në minutat e para, ndërsa ndeshja më pas u ekuilibrua. Duhej minuta e 29-të kur Tirana gjeti epërsinë, kjo pas autogolit të Sembene.

Pas kontrollit me VAR gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje, teksa skuadrat shkuan në paqe në dhomat e zhveshjes. Fraksioni i dytë ishte i luftuar nga ana sportive, me Partizanin që kishte më shumë raste, por portieri Selmani ishte në gjendje të mirë.

Fundi i sfidës ishte dramatik, aty ku pas një aksioni për Tiranën nga e majta e sulmit, krosimi u ndal në dorën e Bytyçit brenda zonës. Kryesori Florjan Lata vijoi lojën, ndërsa te Tirana pati protesta dhe kartona për këtë fakt.

Pas disa minutave konsulta me VAR, arbitri e pa vetë rastin dhe akordoi penallti. Nga 11 metra distancë sulmuesi Prengaj gaboi te Tirana dhe Pano Qirko bëri heroin nga ana tjetër duke pritur penalltinë në minutën 90+7.

Në fund 0-0 dhe skuadrat ndajnë nga një pikë. Partizani vijon të jetë në krye të renditjes me 28 pikë, ndërsa Tirana me 16 pikë pozicionohet e shtata. Për Tiranën plot dy vite pa fitore në derbi, me Partizanin që për ndeshjen e nëntë radhazi nuk humbet kundër bardhebluve.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Yaarmuni Trajner: Gugash Magani

Partizani: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba Trajner: Aleksandar Veselinovic

HISTORIA E DERBIT

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947.  “Demat e Kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3.

Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për mbi pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin. 176 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet; Kupë dhe kampionat. Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 73 ndeshje.

Bardheblutë numërojnë 47 fitore, ndërkohë që 56 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. 236 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 188 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Gueye Maguette me dopietë. Në anën tjetër shënonte Kristal Abazaj, por nuk mjaftonte. Të dy lojtarët nuk janë më pjesë e klubeve.

Partizani nuk humbet në derbi që nga dhjetori i vitit 2022, kur i mposhte Redon Xhixha me një paraqitje fantastike dhe dopietë. Më pas, në nëntë ndeshje gjithçka ka folur për Partizanin, që nuk humbet.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis 1-0 Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi 1-0 Skënderbeu

13:30 Egnatia 3-1 AF Elbasani

16:30 Dinamo 2-0 Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana 0-0 Partizani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Formacionet zyrtare/ Magani dhe Veselinovic zbulojnë 'luftëtarët', titullarët e derbit Tirana - Partizani


Tirana dhe Partizani do përballen këtë të diel në orën 19:00 në derbin e kryeqytetit. Trajnerët Gugash Magani dhe Aleksandar Veselinovic kanë zbardhur titullarët.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Yaarmuni Trajner: Gugash Magani

Partizani: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba Trajner: Aleksandar Veselinovic

Ora 17:33
Derbi pa stemën e FIFA-s, mësohen gjyqtarët e Tirana - Partizani


Tirana dhe Partizani do përballen këtë të diel në orën 19:00 në derbin e kryeqytetit. FSHF ka vendosur mos ia besojë këtë sfidë arbitrave me stemën e FIFA-s, por një aspiranti për të.

Ai që do të drejtojë ndeshjen e sotme është kryesori Florjan Lata nga kolegjiumi i Durrësit, me asistentë Ilir Tartarajn dhe Xhuljo Manin. Gjyqtar i katërt është Erjon Bylykbashi. Në sallën e VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, me asistent Kreshnik Cjapin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren