Derbi Partizani-Tirana ende pezull, Flamurtari shpreson për pikë ndaj Laçit

Të shtunën do të rikthehet futbolli i luajtur në vend pas ndërprerjes për shkak të tërmetit, i cili mori shumë jetë njerëzish. Superliga do të vijojë me javën e 14 ku në program janë ndeshje tepër të rëndësishme si ajo mes Tiranës dhe Kukësit, por ndërkohë komisioni i garës nuk ka përcaktuar axhendën e javës së 15, që më herët ishte programuar të luhej në datat 4-5 dhjetor.

 

Kjo javë pritet me shumë interes pasi konrespondon edhe me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që me shumë gjasa do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’. Më herëët komisioni i garave në FSHF kishte lajmëruar se për javën e 15 do të kishte një njoftim brenda datës 4 dhjetor, por ky afat tashmë ka kaluar.

Gjithsesi për llogari të javës së 14 do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme për Flamurtarin, që përballë do të ketë ekipin e Laçit. Vlonjatët e Birçes që renditen në vendin e fundit kanë shpresë se situata do të ndryshojë, duke parë që në dy ndeshjet e fundit kanë marë dy pikë. Në prag të takimit futbollisti Denis Pjeshka shprehet:

‘Siç dihet kemi shumë pak pikë, nuk kemi marë aq sa na duhen, duke parë që loja ka qenë pozitive. Kohët e fundit në çdo ndeshje kemi filluar të rritemi, por pikët nuk i kemi marë dhe ato janë momentalisht ato që na duhen. Tani duhet të bëjmë maksimumin për ato pesë ndeshje që na kanë mbetur deri në mbylljen e fazës për vit të ri.”

Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit është e programuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 13:30.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë