KORÇË- Për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, presidenti Ilir Meta thotë se nuk është pyetur nga kryeministri Edi Rama.

Madje e ka komentuar dhe me ironi.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.