Koncesioni i Rrugës së Kombit që parashikon vendosjen e tarifës 5 euro për kalimin e saj pritet të vihet në zbatim shumë shpejt.
 
Sipas Ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj, dikasteri po negocion kontratën me kompaninë fituese të tenderit.
 
Ai tha se bisedimet parashikojnë lehtësimin nga tarifa të banorëve të Kukësit, ndërkohë që vuri theksin te domosdoshmëria e koncesionit për të bërë të mundur mirëmbajtjen e Rrugës.
 
"Nuk është sekret që KPP ka shpallur fituese kompaninë e dytë dhe kemi filluar negociatat.
 
Shumë e rëndësishme që të fillojë mirëmbajtja e Rrugës së Kombit, pasi lidh Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin.
 
E rëndësishme që rruga të përfundojë, pasi nuk ka përfunduar dhe të mirëmbahet
"deklaroi ai.

Seanca ku u shqyrtua buxheti i kësaj Ministrie u shoqërua me debate nga ana e deputetëve të djathtë, të cilët kërkuan u shprehën kundër tarifës 5 Euro, por kërkuan të dinë edhe mbi fatin e çmimeve të biletave të avionëve pas liberalizimit të tregut të fluturimeve.
 
"Çmimi i biletave të avionëve, çështje shumë e rëndësishme. Në fund të këtij muaji do të nënshkruajmë një marrëveshje për të fluturuar low cost në Shqipëri.
 
Vetëm duke futur kompani të reja,   duke nxitur operimin e kompanive low cost ne mund të moderojmë çmimin e lartë dhe të paarsyeshëm të biletave
" tha ai. 

Buxheti për këtë Ministri në vitin 2017 do të jetë 31 miliardë lekë. Dervishaj tha se është i pamjaftueshëm për të kryer investimet e duhura në infrastrukturën rrugore.



dy.b/shqiptarja.com