Gjendja financiare e ndërmarrjeve të ujësjellësve është përkeqësuar gjatë vitit 2015, ndërkohë që mbetet pa u faturuar 67% e ujit që furnizon qytetarët.
Në prezantimit e raportit të performancës së këtij sektori, Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, tha se nivelet e humbjeve janë të papranueshme, ashtu si dhe situata financiare e ndërmarrjeve. Ai tha se sektori do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, por pa rritur çmimet për konsumatorët.
"Jam kundër parimit të rrritjes së çmimeve pa arsye për shkak të mosfunksionimit apo keqmenaxhimit të ndërmarrjeve. Nëse ndërmarrjet do të menaxhohen me kapacitete të plota, pa rritur shpenzimet në mënyrë artificiale, pa rritur stafet në mënyrë artificiale, pa paguar paratë e qytetarëve në mënyrë të paargumentuar, besoj se do të krijojë një ekuilibër mjaftueshmërisht të balancuar, për të mospasur qytetarët ngarkesa të panevojshme për shkak të fajeve të atyre që drejtojnë", u shpreh Dervishaj.
Kreu i Entit Rregullator të ujit, Ndriçim Shani, tha se stafet e ndërmarrjeve janë fryrë për shkak të punësimit të militantëve partiakë, gjë që ka përkeqësuar performacën dhe situatën e tyre financiare.
"Ndërmarrjet e ujësjellësave janë shpesh subjekte të influencave politike për punësime njerëzish. Ne e vemë theksin në këtë pikë që kjo punë të përfundojë njëherë e mirë. Sepse ka indikatorë, studiohet organigrama e ndërmarrjeve dhe është lehtësisht e verifikueshme që janë të mbipopulluara me staf", tha ai.
Një element i rëndësishëm në fazën e dytë, ministri Dervishaj tha se do jetë firmosja e kontratave të performancës me gjithë ujësjellësat e vendit, duke i hapur rrugë elementëve të tjerë që lidhen me strukturimin, ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, apo kualifikimin e stafeve.
Dervishaj u ndal edhe te problematika e subvencionimit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë këtë skemë edhe për 5 vitet e ardhshme, por bazuar në performancën e shoqërive.
Në lidhje me shqetësimin e disa kryetarëve bashkish për borxhin e akumuluar ndër vite, Dervishaj tha se Qeveria është duke punuar për një model që jep zgjidhje përfundimtare, ndërkohë është parashikuar falja e një pjese.
I pranishëm në takim, kreu i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, tha se sektori ka nevojë për një ligj të ri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO