Lifestyle, 5 mars/ATSH-La Stampa/Dëshira e fundit e kësaj gruaje ishte të shihte pikturën e madhe të Rembrandt-it të saj të dashur në Amsterdam. Për këtë, vullnetarët e "Ambulancës së Dëshirave" e kanë çuar të moshuarën në RijksMuseum.
"Ambulanca e Dëshirave" është në fakt një fondacion holandez që merret me realizimin e dëshirave të fundit të të sëmurëve të përhershëm, duke i çuar në vendet që dëshirojnë ata.
Në profilet e shoqatës në Facebook dhe Twitter janë postuar disa foto që dëshmojnë realizimin e këtyre dëshirave.











