Dëshmia bombë për vogëlushen e rrëmbyer në 1992! Nëna takon dëshmitaren live në ‘Pa Gjurmë’ shfaqen imazhet e vajzës, që dyshohet se është Juliana Hoxha

Mesditën e kësaj të marte ’Pa Gjurmë’ në Report TV, solli ekskluzivisht dëshminë tronditëse për rrëmbimin e Julina Hoxhës marsin e vitit 1992 në Tiranë. Vogëlushja 6-vjeçare e asaj kohe doli nga shtëpia për të blerë tullumbace dhe dyshohet se u rrëmbye nga një makinë tip benz në ngjyrë e kuqe. Nënës, Valentina Hoxha, iu mundësua ekskluzivisht takimi live me dëshmitaren, e cila vuri në dispozicion foton për të cilën dyshohet se mund të jetë e bija.

Zonja rrëfeu një ngjarje të vitit 1992, ndërsa pretendon se Julianën e kishte takuar në Ksera të Greqisë, pasi ajo ishte shitur në këtë shtet. Dëshmitarja përballë nënës së Julina Hoxhës jep të tjera detaje, kur dhe si ishte takuar me vajzën. Sipas zonjës, Juliana kishte mbërritur nga Shqipëri në Greqi tek një familje cigane, pasi këta të fundit ia kishin blerë një djali nga Librazhdi. Dëshmitarja pretendon se vajza i ka pohuar se quhej Juli dhe ishte nga Tirana, por thërritej me emrin Melina. Aty e kishte sjell një person me emrin Fredi, që ishte shtirur si babai i saj.

Dëshmitarja: Në fund të marsit të vitit 1992 kam qenë në Greqi. Unë e kam takuar në Kseras, një fshat afër Selanikut. Gjatë kohës që kam qenë aty kam mësuar nga disa shtetas grek se aty kishte ardhur kjo vajzë e cila ishte blerë në Shqipëri. E pashë vogëlushen të ndrojtur dhe e putha në faqe. Unë e pyeta si quhej dhe ajo më tha se quhej Juli. E pyeta edhe se me kë kishte ardhur dhe më pohoi se e kishte sjellë një djalë me emrin Fredi, i cili ishte shtirur sikur ishte i ati i vajzës. Flokët i kishte pak më të gjata. Zonja që e kishte marr i kishte bërë dy bishtaleca. Ajo mbushi sytë me lot dhe dukej se nuk donte të qëndronte aty. Pak minuta fola dhe më pas erdhi ajo ciganja greke dhe e mori me rrëmbim. Nuk më lejoi të flisja gjatë, por më tha se quhej Melina. Pasi u largua tre metra larg nga unë i thërrita Juli dhe vajza ktheu kokën, por zonja që e kishte marr e tërhoqi nga dora. Vajza kishte quka në faqe dhe rrinte si e frikësuar. Nga e folura dallohej që ishte nga Tirana. Ajo nuk kishte shumë që kishte ardhur aty, afro një muaj. Shtetasja greke e kishte marr,  pasi kishte dy djem dhe donte edhe një vajzë. Unë them 99 përqind është Juliana.

Madje dëshmitarja shkon edhe tej kur thotë se sot, kjo vajzë jeton ende në Greqi e martuar dhe me fëmijë. Nga bisedat mes miqve të saj në Ksera të Greqisë, zonja ka arritur t’i gjej llogarinë e Melinës në rrjetin social Facebook. Ajo vuri në dispozicion foton e gruas, ku shfaqet imazhi i një vajze të rritur, që ka pothuajse moshën e Julianës. Nëna e mbytur nga lotët e pati të pamundur të konfirmonte, nëse është ajo vajza që rrëmbyen 30 vite më parë. 

Nëna: Nga sytë ngjan shumë dhe nga fytyra e rrumbullakët. Flokët ndryshojnë, sepse vajza ka qenë e vogël kur u zhduk. Edhe nga pjesa e buzëve ka ngjashmëri. Nuk di cfarë të them.. ( qan).  Ndoshta AND-ja do ta verifikonte nëse është ajo Juliana ime, apo jo. Unë dua ndihmën tuaj, t’i gjejmë adresën dhe të shkojmë ta takojmë.

Pas kësaj dëshmie, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ ditët në vijim do të udhëtojë drejt Greqisë, për të bërë verifikimet dhe për të zbuluar profilin e saktë të Melinës, vajzës 37-vjeçare që dyshohet se është Juliana Hoxha.

 

Video e emisionit të plotë 

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë