Dëshmia e ushtarakëve të kapur
me C4:Tritolin e shisnim për guroret

Dëshmia e ushtarakëve të kapur<br />me C4:Tritolin e shisnim për guroret
TIRANE- Katër të arrestuarit për mbajtje dhe tregtim të eksplozivëve plastik, kundërshtojnë akuzat e tregtimit për mina me telekomandë. Ata pretendojnë se eksplozivin e përdornin për t’ia shitur pronarëve të guroreve në vend. I dyshuari Ilir Dhimo njëherazi ushtarak xhenier i Forcave të Armatosura ka pranuar të rrëfej për sasin e lëndëve eksplozive të gjetur në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se eksplozivin plastik e siguronin në repartet ushtarake dhe më pas i shisnin me çmime të ndryshme tregtarëve të gurorëve.

Edhe i dyshuari Emil Taku e Artur Çelo kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, ndërsa Pëllumb Daci ka pretendua se ka një grurore në Krujë dhe i duhej eksplozive për atje. Paraditën e së enjtes, të katërt të dyshuarit do të dalin para Gjykatës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë për akuzën e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit në sasi të mëdha”, në bashkëpunim. Nga hetimet është mësuar se Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit. Ilir Dhimo, personit që iu sekuestruan vetëm C4 86 kilogramë në banesën pranë shkollës “Hasan Prishtina”, ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjesimit të municioneve të Ushtrisë, Artur Çelo ka qenë kapterr ndërsa Pëllumb Daci, major.

Policia e Tiranës ka kërkuar bashkëpunimin e Forcave të Armatosura, për mekanizmin e vjedhjes së eksplozivëve të shumtë që iu sekuestruan katër të arrestuarve. Ishte një hetim i komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, në lidhje me një plagosje që çoi në gjurmët e grupit që dyshonet që në 3 vitet e fundit të ketë shitur mbi 100 kilogramë eksploziv, si edhe një sasi të konsiderueshme detonarësh dhe fitilësh zjarrpërcjellës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin