Dëshmia: Marylin Monroe ishte
e frikësuar, më kërkoi ndihmë!

Dëshmia: Marylin Monroe ishte<br />e frikësuar, më kërkoi ndihmë!
Marylin Monroe kishte frikë se do i ndodhte diçka e keqe. Këtë ia kishte rrëfyer mikes së saj, aktores Judy Garland, ndërsa faktet rrënqethëse vijnë nëpërmjet një libri kujtimesh.
 
Biseda rrëfehet nga Sid Luft, bashkëshorti i tretë i Garland, i cili e ka përfshirë në një libër kujtimesh Monroe, shkruan 'People'.
 
Libri quhet “Judy dhe unë”, dhe rrëfen detaje por që për fat të keq nuk u mundësua rrëfimi deri në fund pasi aktori vdiq në vitin 2005.

Libri citon një artikull të Garland për “Ladies Home Journal” në vitin 1967, ku Monroe gjatë një darke i kërkoi ndihmë sepse ishte e frikësuar. Ky episod ka ndodhur pak para se ajo të vdiste nga overdoza në vitin 1962.

Në artikull përshkruhet një festë në Holliwood ku Monroe e ndiqte Judy nga dhoma në dhomë
duke i thënë: “Nuk dua të largohem shumë prej teje. Kam frikë.”

Judy: Të gjithë jemi të frikësuar. Edhe unë jam e frikësuar gjithashtu
 
Marilyn: Nëse mund të flisnim. E di që ti do më kuptoje
 
Judy: Mbase mundem. Nëse je e frikësuar më telefono dhe eja tek unë. Do të flasim për këtë

Por kjo nuk ndodhi.

Garland shkruan se: “Ajo vajzë e bukur ishte e frikësuar dhe e vetmuar, e njëjta gjë nga e cila frikësohesha dhe unë. Si dhe unë, ajo përpiqej të bënte punën e saj. Ne thjesht zbukuronim jetën e disa personave, por nuk patëm mundësi kurrë të rrëfeheshim. Unë duhet të jetoja në Angli dhe nuk e pashë më kurrë atë vajzë të ëmbël dhe të dashur. Sa do të doja që të kishte folur me mua atë natë, por ajo vdiq, pikërisht atë natë”

Garland thekson se, ‘Marylin nuk do i bënte kurrë vetes keq”.

Por ylli i kinematografisë mbylli sytë në vitin 1962, ndersa vdekja e saj konsiderohet ende ditët e sotme e veshur me mister, edh epse zyrtarisht u tha se aktorja u vetëvra.

judy marylin
(Judy Garland dhe Marylin Monroe)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut