TIRANE- Një dëshmitar i drejtësisë është kërcënuar me vdekje nga vëllai i të arrestuarit për vrasjen e një 19-vjeçari me thikë në Kamëz më 26 shkurt 2013. Artur Daullxhiu i ka pohuar rojes së godinës së Universitetit të Kamzës, shtetasit Agim Kora, se nëse nuk tërhiqte dëshminë e dhënë në polici për të vëllanë që ndodhej në burg, do ta vriste me duart e veta. ”Isha në takim me vëllezërit e mi në ambientet e burgut dhe ata më kërkuan që të them se vëllezërit e mi të bëjnë të fala, tërhiq denoncimin ose përndryshe je i vdekur, se nuk do të pres vëllezërit, por do të të vras me dorën time”.
Ky është mesazhi që i ka lëshuar Artur Daullxhiu dëshmitarit të drejtësisë Agim Kora. Për këtë ngjarja Kora ka bërë denoncim në komisariat dhe se pak ditë më parë gjykata e Tiranës e ka dënuar Daullxhiun me 8 muaj burg. Ndërkohë në muajin shkurt të këtij viti gjykata e kryeqytetit ka dënuar me 39 vite burg shtetasit Emiljano, Roland dhe Albert Daullxhiu të akuzuar për ekzekutimin me thikë të shtetasit Elson Ferzaj.
Kërcënimi
Rezulton se Agim Kora është dëshmitar okular i ngjarjes, ku tre persona kanë vrarë me thikë një person në Institut dhe këta persona janë vëllezër të shtetasit Artur Daullxhiu. Me vendimin nr.1251 akti, datë 08.11.2013 të Gjykatës Tiranë është vleftësuar si i ligjshëm arresti në flagrancë për personin nën hetim Artur Daullxhiu, duke vendosur masën e “arrestit në burg”.
I pyetur si person që ka dijeni për veprën penale Agim Kora ka deklaruar se:”.... më datë 05.11.2013 kur po kthehesha në banesën time më ka dalë përpara Artur Daullxhiu i cili më thotë ”…isha në takim me vëllezërit e mi në ambientet e burgut dhe ata më kërkuan që të them se vëllezërit e mi të bëjnë të fala, tërhiq denoncimin ose përndryshe je i vdekur, se nuk do të pres vëllezërit, por do të të vras me dorën time…”. Në këtë moment Agimi ka marë në telefon 129 dhe ka kërkuar ndihmë dhe pasi kanë mbëritur forcat e policisë e shoqëruan në ambientet e komisariatit të Policisë nr.5 ku dhe ka bërë denoncimin.
Dëshmia
“Në momentin që ka ndodhur kjo ngjarje unë kam qënë në pune në godinën nr.1 në të cilën unë punoj si roje. Rreth orës 11:00, shikoj tre shtetas që i dalin përpara një djali të ri i cili mesa më kujtohet ishte nga qyteti i Laçit dhe menjëherë fillojnë ta godasin, afrohem për t’i ndarë dhe në këtë moment djali ngrihet në këmbë dhe largohet rreth 50 metra. Të tre shtetasit që e goditën e ndjekin me vrap nga pas, e rrëzojnë në tokë dhe në momentin që unë së bashku me disa qytetarë të tjerë afrohemi për të parë, vura re afër trupit të tij disa pika gjaku dhe një thikë”.
Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com