Dështimi në transfertë, tifozët e Interit i dalin kundër trajnerit: Dukemi si ekip provincial

Dështimi në transfertë, tifozët e Interit i dalin kundër trajnerit: Dukemi si ekip provincial

Simone Inzaghi, trajneri i Inter

Interi barazoi dje 0-0 në transfertë me Sampdorian, për javën e 22-të në Serie A. Me 44 pikë për vendin e dytë dhe -15 pas Napolit kryesues, zikaltërit humbën dy pikë në transfertë kundër dorianëve që janë në vendin e parafundit. Kundër trajnerit kanë dalë edhe tifozët e Interit, të cilët e kanë cilësuar Simone Inzaghin "frikacak" që duhet të luante në sulm dhe të mos bënte një sjellë provinciale.

"Barazimi na lë të pakënaqur në Genoa kundër pjesës së poshtme të tabelës (Sampdoria), tregoi edhe njëherë se zoti Inzaghi ndoshta nuk është në gjendje t'i motivojë djemtë për ndeshjet me skuadrat 'të vogla'.  Qëndrimi i ekipit ai provincial tregohet në pjesa e dytë, kur në vend që të rrezikonte me tre sulmues, ai mbetet i kapur pas formacionit të tij, rrezik që duhej marrë edhe sepse barazimi nuk i vlejti askujt.

Ne jemi Interi, është kundërshtari që duhet të na frikësohet, ne duhet të sulmojmë dhe demonstrojmë epërsi dhe në vend të kësaj ne dukemi si një ekip i vendeve të mesme.Tre pikë thelbësore të humbura, sepse pas nesh janë 3 skuadra të gatshme për t'u ngjitur në hapin tjetër fals që do bëjmë...", shkruajnë tifozët zikaltër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë