Dështoi të realizonte penallti me ‘panenka’, klubi merr vendim drastik për futbollistin (VIDEO)

Dështoi të realizonte penallti me ‘panenka’, klubi merr vendim drastik për futbollistin (VIDEO)

'Panenka' që i kushtoi ndërprerjen e kontratës Brendix Parra-s

Kemi dëgjuar që klubet e futbollit të ndërpresin kontratën me lojtarët më së shumti për shkak të mbipeshës ose për arsye disiplinore, por së fundmi në listë është shtuar edhe një arsye sa e çuditshme por edhe qesharake.

Bëhet fjalë për një penallti me stilin ‘panenka’, e cila nuk shkoi ashtu siç pritej dhe si pasojë i ka shkaktuar ndërprerjen e kontratës futbollistit venezuelian Brendix Parra. Në ndeshjen e Kupës së Amerikë së Jugut mes Independiente de Campo Grande dhe La Equidad futbollisti humbi penalltinë e cila i kushtoi ekipit skualifikimin.

La Equidad kaloi më tej falë 11 metërshave dhe Parra humbi penalltinë e 4-3. Pas këtij episodi i menjehershëm ka qenë edhe reagimi i klubit, ndaj tani Parra është duke pritur për dëmshpërblimin e paracaktuar në kontratë.

Vetë presidenti i klubit të Independiente, Eriberto Gamarra, u tregua i sinqertë në një intervistë për ABC Cardinal raporton ‘Marca’, duke u shprehur: “Bordi i drejtorëve vendosi të ndërpresë kontratën me Brendix Parra për mënyrën se si goditi penalltinë. Nëqoftëse do të kalonin në raundin tjetër secili prej lojtarëve do të fitonte një shumë të majme parashë. Është një situatë e vështirë, por jeta vazhdon.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë