Dështoi transferimi te Ipswich, zbulohet shkaku i Armando Brojës! Mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari

Dështoi transferimi te Ipswich, zbulohet shkaku i Armando Brojës! Mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari

Sulmuesi shqiptar Armando Broja

Kur pritej vetëm firma në kontratë, lajmi se Armando Broja nuk do kalonte te Ipswich në Premier League, ka rezultuar tejet befasues dhe ka ngritur shumë pikëpyetje në të njëjtën kohë. Më herët u raportua se klubet kishin arritur një akord për huazimin e shqiptarit dhe se Ipswich do i pagunte 30 milionë stërlina Chelseas verën e ardhshme nëse do mbijetonte në Premier League.

Zyrtarizimi megjithatë nuk erdhi kurrë dhe mediat angleze kanë zbuluar arsyen sepse Broja nuk kaloi te Ipswich. Sipas tyre 22-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të kalojë testet fizike, pasi ka një problem ‘në tendinën e akilit’. Në këto kushte Ipswich ka dashur të ulë çmimin e Brojës, por Chelsea nuk ka pranuar dhe transferimi nuk është kryer.

Mirëpo këto detaje kanë ndikuar për keq për vetë sulmuesin e Kombëtares. Mediat në Angli shkruajnë gjithashtu se dhe Everton, klubi tjetër që e këronte me ngulm Brojën, ka hequr dorë pasi sulmuesi nuk ofron garanci për shkak të dëmtimit që ka kaluar. Sipas tyre Broja bëri paraqitje zhgënjyese te Chelsea pas rikuperimit dhe në të njëjtën kohë u zhduk te Fulham. Në këto kushte, por teksa kemi hyrë edhe në ditët e fundit të merkatos, koha po punon mbrapsht për Armando Brojën.

Shumë më ndryshe duket situata për futbollistin tjetër të kombëtares, marash Kumbullën, i cili para pak ditësh u huzua nga Roma te Espanyol. Mbrojtësi të shtunën debutoi me ekipin e ri dhe pavarësisht humbjes 0-1 kundër Sociedad është vlerësuar shumë pozitivisht nga tifozët. 24-vjeçari shqiptar u aktivizua si titullarë dhe luajti për 90 minuta në këtë ndeshje.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Shqiptari dhe 3 turistët francezë shkaktojnë sherr të dhunshëm në hotel, 2 arrestohen! (Emrat)

Sarandë/ Shqiptari dhe 3 turistët francezë shkaktojnë sherr të dhunshëm në hotel, 2 arrestohen! (Emrat)