Dështon filmi për Whitney Houston, denigron biografinë e saj

Dështon filmi për Whitney Houston, 
denigron biografinë e saj
Filmi më i ri i kushtuar këngëtares më të shitur dhe të dashur të të gjitha kohëve Whitney Houston është konsideruar si një biografi denigruese.

Filmi ka drejtore Angela Basset dhe është quajtur thjesht “Whitney”.

Historia i ka hedhur dritë vetëm lidhjeve të këngëtares dhe martesës me Bobby Brown deri sa ndërroi jetë në shkurt të vitit 2012 në moshën 48-vjeçare.

whitney huston
(Yaya DaCosta në rolin e Whitney Houston)

Motra e saj, Pat Houston ka ngritur zërin në kritika dhe akuza duke e quajtur projektin si fyes dhe shkelës të privatësisë së saj.

Pat e komenton nxjerrjen në dritë të këtij filmi si ngritje dhe përdorim i mundësisë për të shkëlqyer nga ana e prodhuesve duke shkatërruar një tjetër.

Aktorja që ka marrë rolin e Whitney Houston, Yaya DaCosta shprehet se ajo është rritur me vizionin e këngëtares që përfaqëson.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois