Dështon sërish protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës! Pamjet me dron! Shikoni sa pak janë! Këlliçi sulmon ndërkombëtarët: Jeni të kapur

Tirane- Dështon sërish protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Në protestën e 22-të para bashkisë sot ishin mbledhur edhe më pak protestues për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.

Report Tv sjell pamjet me dron të protestës ku militantët mund të numërohen me gishta. 

Mblidhen aq pak para bashkisë sa janë koshientë edhe vetë. E pranon dhe Belind Këlliçi kandidati humbës i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore dhe Adriana Kalaja. U kërkojnë të pranishmëve të bërtasin pak më fort për të mbuluar dështimin.

Me mikrofon vijojnë të kërkojnë lirimin e Berishës, në podiumin e ngritur para atyre pak militantëve. Vijojnë të sulmojnë ndërkombëtarët që shërbejnë në vendin tonë, duke i bërë me faj se Sali Berisha është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Edhe pse ndërkombëtarët nuk thonë të vërtetën, edhe pse një pjesë e tyre janë të kapur dhe të blerë, dhe e gjithë tentativae e tyre në këto vite ka qenë për të shuar PD dhe opozitën, për të shuar opozitën reale”, deklaroi Këlliçi. 

Sulmojnë dhe SPAK që po e heton për korrupsion lidhur me aferën e Klubit Partizani.

Protesta u mbyll siç nisi e dështuar. 

Lajmi  ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Belind Këlliçi xhiro me jaht, Adriana Kalaja bëhet xheloze: Duhet të na kishte ftuar edhe ne

Zilitë kanë nisur të shfaqen dukshëm mes Kryetares së Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja dhe kandidatit humbës të demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi.

Javën e kaluar Belind Këlliçi u kap mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet. Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme.

E pushimet luksoze nuk i ka kapërdirë Adriana Kalaja e cila gjatë fjalës që mbajti paraditen e sotme në protestë nuk e fshehu zilinë.

"E pa jahtin ku kishte hipur Belindi. Në fakt unë jam pak xheloze se Belindi duhet të na kishte ftuar edhe ne” tha Kalaja. 

Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi për zgjedhjet vendore përballë Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe humbi me diferencën më të thellë në historinë e përballjeve elektorale midis dy kandidatëve, Belind Këlliçi zyrtarisht është ende i papunë dhe është e paqartë se me çfarë të ardhurash jeton apo se me çfarë i paguan pushimet në zona luksoze, me dreka e darka në restorantet e resortit dhe udhëtime me skaf. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale. 

 Nuk dihet nëse në xhiron e radhës, Këlliçi do marrë me vete edhe Kalanë.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Media britanike 'The Times': Shqipëria, një nga destinacionet perfekte për të kaluar pushimet

Media britanike 'The Times': Shqipëria, një nga destinacionet perfekte për të kaluar pushimet