Dështon tenderi për aeroportin e Sarandës, anulohet gara, asnjë kompani ofertuese

Dështon tenderi për aeroportin e Sarandës, anulohet gara, asnjë kompani ofertuese

Saranda

Në ditët e para të gushtit 2021 Shqipëria hapi zyrtarisht garën për ndërtimin e aeroportin ndërkombëtar të Sarandës, i cili parashikohej të jetë sezonal për arsye turistike.

Por 2 ditë më parë  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar garën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e këtij aeroporti dhe shkak për mos finalizimin me sukses të procedurës është bërë mosparaqitja e asnjë ofertë brenda afateve kohore të dorëzimit të ofertave, çka do të thotë se nuk ka patur investitorë të interesuar.

"Bazuar në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, nenin 98 të Ligjit nr. 162 datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, dhe në pikën 5 “Hapja dhe Vlerësimi i Ofertave” në “Dokumentet e procedurës konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Sarandës (SIA)”, për arsye se në këtë procedure konkurruese nuk është dorëzuar asnjë ofertë brenda afateve kohore, pra nuk ka patur pjesëmarrës në garë", ka njoftuar Agjencia e Prokurimeve Publike.

Tenderi kishte fond limit 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë.

Gara për dhënien me konçesion të aeroportit të Sarandës u hap në fillim të muajit gusht, ndërkohë që në përpjekje për të siguruar oferta të vlefshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndryshoi 2 herë kriteret dhe afatin e dorëzimit të ofertave, duke e zgjatur deri në datën 14 tetor, nga 23 shtatori që ishte fillimisht.

Ky investim do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore. Ndërkohë që, kërkesat specifike theksonin nevojën për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë.

Aeroporti i Sarandës do të kishte kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbente edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS