1766147725_adrienrabiot.jpg

Milani u mposht 2-0 nga Napoli në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, duke dalë jashtë turneut. Mesfushori i kuqezinjve, Adrian Rabiot foli pas ndeshjes duke patur kritika për arbitrimin, ndërsa nuk munguan as kritikat për mbrojtjen e ekipit të tij.

"Duhet të rikthejmë pak kompaktësinë, sepse ishim të brishtë në mbrojtje dhe pak konkretë në rastet që patëm. Mund të luftonim për një trofe dhe e di sa shumë vlen një trofe në karrierë, por nuk duhet të humbasim besimin.

Arbitri mund të bënte shumë më mirë. Jo vetëm këtë mbrëmje, por në përgjithësi prej shumë ndeshjesh shihet se arbitrat nuk po bëjnë mirë. Jo vetëm me Milanin, por në përgjithësi", tha Rabiot.


Lajmi kryesor:

Tensione gjatë ndeshjes Napoli - Milan në Riad, Max Allegri ofendon Orialin! Napoletanët: I dëgjuan të gjithë, të merren masa