Destinacioni më i preferuar i turistëve! 'Rexhina Group': Sazani, Shqipëria komuniste në një ishull

Sazani për më shumë se gjysmë shekulli ishte një ishull enigmatik. Ishin italianët që e zbuluan dhe e përdorën si bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, deri sa sistemi komunist e rimori.

Ishulli që dikur për grekët dhe romakët antikë, njihej me emrin Saseno, ishte projektuar si një zonë për t’i bërë rezistencë edhe sulmeve nukleare. Por, tani tur operatorët e Vlorës e kanë kthyer në destinacionin më të preferuar dhe të vizituar të sezonit, dhe një pikë tërheqëse për turistët. 

Sot Sazani mund të vizitohet nga cilido që ka dëshirë. Aty gjenden veç gjurmët e së shkuarës, godina të vjetra e tejet të amortizuara të qytezës dedikuar ushtarakëve, një vend ku sheh arkitekturë të vjetër italiane dhe godina komuniste në një bashkëjetese interesante mes tyre ndër vite. Të harruara, tashmë në pritje të investimeve që mund t'i kthejnë historinë që mbartin. Në kodrat e ishullit gjenden rreth 3 600 bunkerë, disa prej të cilëve kanë krevate dhe karrige. Nëse viziton Sazanin, ke mundësinë të shohësh tunele dhe llogore nga koha kur ishte bazë ushtarake për t’i bërë ballë sulmeve nukleare nga Perëndimi.

I konsideruar ishulli më i madh i vendit, në tre vitet e fundit, Sazani, gjithnjë e më shumë po popullohet nga turistët, kryesisht ata të huaj, duke u kthyer kështu në një nga destinacionin më të preferuara të sezonit.

Ishulli që dikur ishte bazë e 3 mijë trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur. Aty pyjet e plazhet nuk mungojnë, ka ujëra të kristalta, që mes dallgësh përshpërisin thirrjen për t'i eksploruar.

Guidat për në ishullin e Sazanit, ofrohen nga grupe guide-operator të licencuar si "Rexhina Group", e cila operon me tre anije me destinacion Sazanin dhe Karaburunin nga ora 10:00 deri në orën 18:30 të pasdites. Dy prej anijeve nisen nga porti i Vlorës, ndërsa njëra prej tyre nga Radhima.

Xhino Cerova një prej tur-operatorëve të "Regina Group", shprehet se vizitorët më të shumtë në ishull mbeten italianët për shkak të lidhjeve me vendin tonë. Ata vizitojnë atë që e quajnë shtëpinë e Musolinit dhe vlerat arkitekturore që ajo mbart, por mbi të gjitha shfaqin interes për 45 vite komunizëm dhe paradoksin me civilizimin që përfaqësojnë në vetvete kinemaja, shkolla e ishullit, vilat me pishina dhe e gjithë baza ushtarake në tërësi.

"Që nga vjet Sazani ka qenë një nga atraksionet më të mëdha turistike. Shpella e Haxhi Alisë, ngjitja në qytetin e vjetër është dicka intrigon çdo njeri. Duam nuk duam ne, 45 vitet e komunizmit janë më interesantet e historisë tonë" shprehet ai.

Ndryshe nga një vit më parë ku ishulli pati rreth 65 mijë vizitorë gjatë gjithë sezonit turistik, kryesisht nga lindja tashmë ishulli është 'pushtuar'. Atë e vizitojnë rreth 3000 turistë ditor kryesisht të huaj.

Baza ushtarake,  pjesa e molit dhe natyra fantastike e bëjnë Sazanin një nga destinacionet që vlen të vizitohet e këtu turistët janë në një "mendje".  Ata kanë dëgjuar për Shqipërinë dhe nuk janë penduar aspak që e kanë zgjedhur për të kaluar pushimet, ndërsa eksperiencën në ishullin e Sazanit e konsiderojnë unike.

"Është eksperienca jonë e parë në Shqipëri. Vendi është i qetë, i bukur dhe me plazhe të mrekullueshëm.  Kam ardhur bashkë me familjen dhe miqtë dhe do teë qëndrojmë deri në fundjavë".

"Është hera e dytë që vij këtu dhe në të njëjtin vend të cilin ma ka këshilluar një shqiptare nga Saranda që jeton në Itali dhe bëri shumë mirë".

"Morëm tragetin dhe mbërritëm këtu. Vendi është i bukur por ka shumë njerëz brenda një territori të vogël. Është bukur, por nuk ka organizim. Përsa i takon përshtypjeve për Shqipërinë, në doganë kemi ndeshur radhë të gjata, por bukuritë janë të mrekullueshme. Ja vlen të vish për ta vizituar".

"Është një vend shumë i bukur. Këtu kam qenë edhe herë të tjera. Deti dhe plazhet në Karaburun dhe Sazan janë të mrekullueshëm.  Ende nuk kam gjetur diçka që nuk funksion, diçka që nuk më ka pëlqyer". - shprehen turistë të ndryshëm.

Në Sazan, mund të shohësh objekte të dëmtuara, të mbetura ashtu sic kanë qënë kur banorët e fundit, ikën që aty. Kanë ruajtur arkitekturën e viteve të diktaturës. Ka godina italiane të ndërtuara në kohën e fashizmit, që përbën një thirrje për të gjithë ata që janë të apasionuar pas arkitekturës. 

Vasil Bedinaj, administrator i "Regina Group" njëkohësisht edhe Kreu i Operatorëve Turistik të Jugut, thotë se duhet ndërtuar një strategji afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve si dhe mbrojtjen e asetit më të madh turistik dhe natyror që ka kjo zonë.

"Ne duhet të fitojmë atë kulturën tonë, që nuk e kemi të gjithë, sa i takon mbetjeve. Ky është një ishull dhe është larg çdo gjëje. Të gjitha anijet apo mjetet turistike që vijnë në ishullin e Sazanit duhet të kenë shërbimin minimal që nga tualetet, koshat e të gjitha. Përsa i përket anijeve turistike i kanë të gjitha, janë me kosha, marrim me vete edhe mbeturinat që gjejmë, pasi kemi hapësirë", tha Vasil Bedinaj.

Parku detar Karaburun-Sazan është eksperienca më unike që mund te shijohet këtë verë, pasi veç ishullit, shpella e Haxhi Ali-së dhe plazhet e Karaburunit janë pjesë e turit ku pushuesit impresionohen kryesisht nga ujërat ngjyrë blu kristali dhe historia e piratit mesjetar që strehonte në shpellë gjithë ushtrinë e tij.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çentrale: 27/08/2019 00:04

    Po për lloxhrat prisni dhe nja dy vjet sa të vinë erë, pastaj bëni një aksion me telekamera për ti hequr, por sdo ju vije më njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)