Detaje/ I plagosur në Vlorë një 46-vjeçar! Policia: U qëllua me sende të forta! Burimet: Në vendngjarje 1 gëzhojë e 1 plumb

Detaje/ I plagosur në Vlorë një 46-vjeçar! Policia: U qëllua me sende të forta! Burimet: Në vendngjarje 1 gëzhojë e 1 plumb

1607876595_ddd.JPG

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ne qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve zyrtare i plagosur ka mbetur K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin zyrtar thuhet se 46-vjeçari është qëlluar me send të fortë, por burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një plumb dhe një gëzhojë.

"Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Plagoset në qafë një 46-vjeçar! Policia: U qëllua me sende të forta! Burimet: Pati të shtëna me armë, në vendngjarje 1 plumb e 1 gëzhojë! Shkak konflikt i çastit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”