Detaje nga 'Far West' në Lezhë/ Pak minuta pasi maskat mësynë në lokal, policët shkuan për ta mbyllur se shkelën orën policore, misteri pse klientët dhe pronari nuk denoncuan ngjarjen

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 13-nëntorit në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë dhe terrorizuan disa të rinj që ishin në një tavolinë. Sipas burimeve pak minuta pas ngjarjes, një patrullë policia rastësisht ka shkuar dhe ka mbyllur lokalin i cili qëndronte i hapur dhe pas orës policore, por asnjë nga personat që janë gjetur aty nuk kanë treguar apo denoncuar atë çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë pronari i lokalit, Ani Kola dhe personat e tjerë të cilët ndodheshin brenda në momentin e ngjarjes, vijojnë të jenë në arrati duke mos bashkëpunuar me policinë.

Blutë u vunë në lëvizje 1 jave pas ngjarjes, vetëm pasi pamjet u bënë virale në media e rrjete sociale. Policia identifikoi menjëherë lokalin dhe personat që kishin qenë brenda, por kur shkuan mbrëmjen e së premtes për të kryer veprimet e gjeten të mbyllur biznesin dhe pronari e personat e tjerë që kanë qenë brenda kur ndodhi ngjarja nuk u gjetën në banesa. Sipas burimeve blutë kanë hapur forcërisht lokalin dhe kanë sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë të cilat kanë filmuar ngjarjen. Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së objekteve të tjera në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e mjetit me të cilin mund të kenë lëvizur personat e armatosur.

Dyshimet janë se pjesë grupit të personave të maskuar dhe armatosur kanë qenë dhe dy të tjerë, por që nuk kanë hyrë brenda lokalit. Ata mendohet se kanë pritur në ambientet e jashtme të lokalit, ku kishin ndaluar dhe makinën. Nga veprimet hetimore të deritanishme ka dyshime të forta se tre personat me maska në kokë e kallashnikovë në dorë mund të jenë dërguar si vrasës me pagesë, por nuk e gjetën në lokal objektivin e tyre, ndaj pasi përfundojnë verifikimet, ata ikin të qetë pa marrë dhe dëmtuar asgjë. Por mister mbetet fakti se pse pronari i lokalit nuk e ka denoncuar ngjarjen në polici e madje duke iu fshehur bluve. Ndaj 25-vjeçarit Ani Kola dhe tre të rinjve që ndodheshin në lokal është ngritur akuza për “Moskallëzim Krimi”. Ata si dhe tre personat që bënë terror me kallashnikovë në dorë ndodhen në arrati. Me një javë vonesë përballë një ngjarje që ngre sërish alarmin për situatën e kriminalitetit, Policia e Lezhës thotë se po punon për gjurmimin e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër