Report Tv ka siguruar detaje të reja nga krimi horror i vitit 2017, kur u vra Menduh Kurt-Deda. Një tjetër dëshmitar kyc është Faik Stojna, me të cilin ka pasur lidhje intime Marjeta Karaj që dyshohet se ishte porositësja e vrasjes.
Në vitin 2014, Stojna është njohur me Marjeta Karajn, e cila ishte e punësuar si sekretare e një OJF që drejtohej nga viktima. Sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Makina që përdorën Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, të porositur nga Marjeta Karaj për djegien e Menduh Kurt-Dedës ishte e Faik Stojnës.
“Për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e Besmir Karajt i cili në bashkëpunim me një person tjetër, lidhje e tij shoqërore në muajin maj të vitit 2017, e kanë marrë dhe hipur Menduh Kurt-Dedën në automjetin e markës Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh (në posedim nga Faik Stojna) dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal. Në këtë vend ata e kanë lidhur të ndjerin me një zhinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve, dhe pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthim e borxhit Marjetës. Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së Besmir Karaj, shoku i Gazmir Ngota, i kanë vënë flakën me ane të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët. Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri ishte shoku i tij janë larguar prej aty.
Sipas deklaruesit Faik Stojna këtë fakt ai e ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe dhe mamaja e tij Marjeta Karaj, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime ndërsa me pas ka patur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre”, thuhet në dosjen hetimore.
Lajmi kryesor:
‘Sa burg rrezikojmë o Gaz’, Report Tv zbardh dosjen e plotë për vrasjen horror në Dajt! Fjalët e fundit të Marjetës për viktimën: Prej fajit tënd më vdiq vëllai
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimi horror në Dajt, del FOTO e djalit të Marjetës (që dogji të gjallë Menduh Kurt-Dedën) me dëshmitarin kyç: S’jam shefi, por miku yt më i mirë
20 Dhjetor 2022, 12:33
-
‘Sa burg rrezikojmë o Gaz’, Report Tv zbardh dosjen e plotë për vrasjen horror në Dajt! Fjalët e fundit të Marjetës për viktimën: Prej fajit tënd më vdiq vëllai
19 Dhjetor 2022, 11:00
-
Krimi horror në Dajt, dëshmitari kyç ishte 2 muaj i zhdukur! Marjeta Karaj në Gjykatë: Nuk e njoh! Avokati kërkon vlerësim psiqik, ‘e pabesueshme dëshmia e tij’
18 Dhjetor 2022, 14:32
-
Vrasja në 2017, përgjimet që nxorrën zbuluar Marjeta Karajn, kërcënimet ndaj borxhliut: Të djeg, siç dogja Menduhun
17 Dhjetor 2022, 17:48
-
Si u zbardh krimi makabër i 5 viteve më parë, proteza e dhëmbëve identifikoi Kurtdedën pas zhvarrosjes! Në vendin e ‘horrorit’ u gjet një USB! Dëshmia që ‘blindon’ hetimet
17 Dhjetor 2022, 14:13
-
61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë
17 Dhjetor 2022, 12:30
-
Urdhëroi djegien e të dashurit të saj për borxhin prej 1 milionë lekësh, lihet në burg Marjeta Karaj! Në qeli edhe Gazmend Ngota! Djali i saj ende në kërkim
17 Dhjetor 2022, 11:08
-
Vrasja për 1 mln lekë borxh, zbardhen dëshmitë! Marjeta Karaj, pranon lidhjen por jo vrasjen! Njëri prej autorëve: Ajo na porositi, na tha ’digjeni se nuk i shkon kujt në mendje për të’
16 Dhjetor 2022, 11:14
-
Urdhëroi djegien e të dashurit të saj për borxhin prej 1 milionë lekësh, Report Tv siguron pamjet nga banesa e 56 vjeçares Marjeta Karaj
15 Dhjetor 2022, 18:16
-
Zbardhet krimi horror i 2017-s në Tiranë! 56-vjeçarja mori peng, dhunoi e urdhëroi djegien gjallë të të dashurit 61-vjeçar se i kishte 1 mln lekë borxh! U ndihmua nga i biri
15 Dhjetor 2022, 12:03